Arrestohet shqiptari akuzohet se hodhi pakistanezin nga kati i 3të
TRIBUNA
22 Janar 2017
Një shtetas shqiptar i moshës 30 vjeç është arrestuar në rajonin e policisë në Patisia - Athinë, pasi ndaj ishte ishte nxjerrë një urdhër arresti. Akuzat kundër shtetasit shqiptar janë tentativë vrasjeje me paramendim dhe grabitje.
Sipas komunikatës zyrtare të policisë, më 18 janar 2017, 30 vjeçari me një bashkëpunëtor tjetër, duke u paraqitur si punonjës policie, ndaluan në hyrjen e banesës një shtetas pakistanez dhe e detyruan të ngjiteshin në apartamentin e tij.
Aty, pasi më parë e lidhën me pranga tek tubat e kaloriferit, kontrolluan apartamentin duke marrë para, pajisje elektronike dhe telefona celularë. Kur viktima e kuptoi se ata nuk ishin policë, nisi të thërriste. Ata ia hoqën prangat dhe e hodhën nga ballkoni i katit të 3-të me qëllim që ta ekzekutonin, vërehet në komunikatën e policisë.
Viktima ra në tarracën e një godine fqinje, duke u plagosur në këmbët dhe në mes.
I arrestuari u dërgua në prokurori ku iu komunikuan akuzat për tentativë vrasjeje me paramendim dhe grabitje, ndërkohë që po kërkohet edhe bashkëpunëtori i tij.
Ndaje me miqte