Policia greke ka asgjësuar një grup kriminal, që akuzohet për një sërë veprash penale të kryera gjatë protestave masive në Athinë, por edhe në ndeshje futbolli, ndërsa akuzohen gjithaashtu edhe për vjedhje dhe trafik droge. Sipas komunikatës së policisë janë arrestuar pesë persona, tre prej të cilëve grekë dhe dy shqiptarë, këta të fundit të moshës 24 dhe 31 vjeç. Policia ka identifikuar edhe 19 persona të tjerë, për të cilët ka përgatitur dosjen penale dhe po punon për gjetjen dhe arrestimin e tyre. Dosjet janë kompletuar pas përgjimit të bisedave telefonike që ata bënin me njeri tjetrin. Grupi vepronte kryesisht gjatë protestave masive në Athinë dhe sipas policisë të arrestuarit janë midis përgjegjësve për trazirat dhe përleshjet me forcat policore, që përfundonin shpesh në vandalizma, djegie makinash, e thyerje vitrniash. Ata sillet të jenë ndër protagonistët e incidenteve që penguan fillimin e ndeshjes Panathinaikos - Olympiakos, në nëntor të vitit të kaluar. Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve janë gjetur edhe pesë fidanë kanabisi që kultivoheshin në ambient të mbyllur, dy pistoleta, si dhe një sasi e vogël marihuane dhe një peshore precizioni. Tribuna