Allegri: Nuk kemi diskutuar me klubin per kontraten time
26 Maj 2017
“Ende nuk e kam marre vendimin per vazhdimesine me Juventusin, por duhet te diskutojme me klubin”.
Keshtu eshte shprehur trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri lidhur me te ardhmen e tij.
“Por, me perpara kemi finalen e Cardiff”, ka deklaruar ai.
“Jam i kenaqur me fjalet e Marotta-s, por me klubin ende nuk jemi takuar, nuk kemi folur. Mendoj se ne momentin e duhur kjo gje do te ndodhe”, ka theksuar trajneri juventin.
Lidhur me zgjatjen e kontratave te Paulo Dybala e Mario Mandzukic para finales se Champions, Allegri eshte shprehur:
“Nuk mund te them dot perse futbollistet kane firmosur. Mendoj se kjo eshte nje strategji e klubit, qe i takon drejtuesve. Persa me perket mua, nuk kam probleme me kontraten: e para, pasi kam edhe nje vit kontrate dhe se dyti, keshtu eshte me mire per mua”.
Ndaje me miqte