APELASI (Deportimi) dhe procedurat për heqjen e emrit nga &ldquolista e zezë&rdquo
30 Mars 2016
Një ndër problemet kryesore që emigrantët mundohen ende të zgjidhin është “Apelasi” (deportimi), pra largimi i detyruar nga shteti grek apo çdo shtet tjetër që e kanë marrë.
Zyra jonë merret me çështje të tilla dhe trajton jo vetëm “apelasin” e dhënë nga shteti grek, por mund të bëjë aplikimin për heqjen e deportimit nga çdo shtet tjetër, në rast se emigranti ka patur dokumenta në Greqi.
Zyra jonë përpiqet që të gjithë emigrantët në fund të jenë të shkarkuar nga penaliteti, të lirë dhe pa apelasi.
Ekzistojnë dy lloj apelasi-sh, domethënë janë dy arsyet për të cilet vendoset deportimi i një shtetasi të huaj.
1-Dëbimi administrativ (diikitiki apelasi)
2-Dëbimi gjyqësor (dikastiki apelasi)
1.DEBIMI ADMINISTRATIV
Një emigrant mund të dënohet me dëbim administrativ (diikitiki apelasi), në rast se kapet në Greqi apo në çdo shtet, pa dokumenta qëndrimi. Nëse nuk jeni në mënyrë të ligjshme në një shtet, atëherë mund të dënoheni me “apelasi”.
Dënimi zgjat deri në 5 (pesë) vjet, duke mos ju lejuar që të hyni dhe të jetoni në shtetin përkatës.
SI MUND TE HIQET APELASI
Në rastet që apelasi është marrë nga SHTETI GREK për arsye dokumentash, ja si mund të veprojmë për ta hequr:
Pasi të kenë kaluar 5 vjet, me mbarimin e afatit të apelasit, duhet që të mos keni probleme të tjera me shtetin grek, të bëni një kërkesë për heqjen e emrit tuaj nga lista e personave të padëshirueshëm (“Lista e zezë”) e shtetit grek.
Por ka mundësi që heqja e “apelasit” të kërkohet edhe pasi të ketë kaluar vetëm një vit, për arsye familjare apo arsye të tjera.
Duke u drejtuar në zyrën tonë, ne mund të merremi me procedurat dhe të bëjmë një kërkesë në emrin tuaj për heqjen e apelasit dhe brenda dy muajsh do të marrim përgjigje.
Në rast se “apelasi” është marrë nga një shtet i ZONES SHENGEN, për arsye dokumentash, ja se si veprohet për ta hequr:
Nëse emigranti ka qenë prej vitesh me dokumenta në Greqi, atëherë mund të vijë në shtetin grek dhe të bëjmë kërkesë për heqjen e apelasit. ?do dokument që mund të jetë i nevojshëm nga shteti grek dhe shteti shqiptar, avokati do të marrë përsipër që t’i ketë në dispozicionin tonë dhe më pas do të fillojmë procedurat. Të gjitha dokumentet duhet të jenë me vulën Apostile dhe përkthyer në gjuhën e shtetit të Shengenit që ka vendosur apelasin. Përkthimin e bëjmë ne në shtetin grek.
Avokati grek bashkëpunon me shtetin përkatës për çdo detaj dhe për të arritur qëllimin, për heqjen e apelasit dhe për heqjen e emrit nga lista kombëtare e personave të padëshirueshëm SIS.
Të gjitha veprimet zgjasin deri sa të dalë përgjigjja.
2.DEBIMI GJYQESOR
Kur emigranti ka dëbim penal, që në shumicën e rasteve kanë kryer dënim me burg, shteti grek, pasi emigranti të ketë përfunduar dënimin, ka të drejtë të vendosë kundër tij edhe masën e dëbimit. Kjo ndodh në të gjitha rastet kur dikush vepron kundër ligjeve të shtetit dhe apelasi që jepet shkon deri në 10 (dhjetë) vjet.
Pasi të kenë kaluar 3 (tre) vjet nga momenti që keni mbaruar dënimin, mundet-edhe sikur të jeni në Shqipëri-, të kontaktoni me avokatin në Greqi dhe ai të merret me procedurën e heqjes së apelasit.
NESE I DENUARI ESHTE I MARTUAR ME SHTETAS/E GREKE, KA NDONJE NDRYSHIM?
Në rast se i dënuari është martuar me shtetas/e grek/e, pasi të ketë kryer dënimin që i është dhënë nga shteti grek, mund të drejtohet te një avokat dhe të fillojnë procedurat për heqjen e apelasit. Gjithashtu edhe për të hequr emrin nga “lista e zezë”. Këtë mund ta bëjnë qoftë edhe një ditë pasi kanë dalë nga burgu.
NESE NUK PRANOHET KERKESA PER HEQJEN E APELASIT?
Në rastet që kërkesa refuzohet, si një rastin e parë (dëbim administrativ) edhe në rastin e dytë (dëbim gjyqësor), mund të bëni sërish kërkesë, pas një viti.
PER ME SHUME DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES
Athinë (stacioni i metrosë Eavangelismos), Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, tel.: 210 3621415, fax: 210 3623308 www.dedeslaw.gr, general@dedeslaw.gr
Ndaje me miqte