0030 210 33 18 483

401.402 emigrantë shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi

TRIBUNA 20 Dhjetor 2016

Në Greqi jetojnë më shumë se gjysmë milioni emigrantë të ligjshëm. Dy të tretat e tyre janë shqiptarë, siç rezulton nga statistikat zyrtare. Më konkretisht janë mbi 577 mijë emigrantët e pajisur me leje qëndrimi. Ata janë nga 150 vende të ndryshme. Ndërkohë që numri i emigrantëve shqiptarë, që gjithashtu kanë leje qëndrimi, ishte në fund të muajit nëntor 401.402. Shifrat janë publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantit, me ç’rast ka drejtuar një mesazh edhe ministri i emigracionit, Janis Muzalas. Ministri ka rreshtuar si prioritete ofrimin e kushteve me dinjitet të jetesës për refugjatë, gjetjen e zgjidhjeve ndaj vështirësive që ka krijuar kriza ekonomike posaçërisht për emigrantët, si dhe luftimin e racizmit dhe të sulmeve ndaj emigrantëve. Ministri është përqendruar tek 200.000 fëmijtë e emigrantëve, që ndodhen edhe ata në Greqi me familjet e tyre, duke theksuar se ky brez duhet të gëzojë të njëjtat të drejta dhe të ketë të njëjtat detyrime me qytetarët grekë. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 9.000 fëmijë emigrantësh shqiptarë kanë përfituar nënshtetësinë greke, nga zbatimi i legjislacionit të moderuar. Në të njëjtën kohë, për prindërit e këtyre fëmijve, po shfaqen në horizont vështirësi të reja. Duke filluar nga viti i ardhshëm, leja e tyre e qëndrimit duhet bërë si kartë identiteti biometrike. ?ka do të thotë se emigrantët duhet të kalojnë sërish në procedura të zgjatura, ndërsa kapacitetet e administratës greke janë edhe më shumë të pamjaftueshme, për shkak të krizës.

Ndaje me miqte