Një shtetas shqiptar ka humbur jetën pas një përleshjeje në zonën Peristeri – Athinë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e para të së mërkurës.
26 vjeçari u gjet i shtrirë në një pellg gjaku.
Sipas policisë ai ishte goditur me sende të forta, ndoshta me thikë.
Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, ai nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.
Policia po heton mbi motivet dhe autorët e vrasjes, që po i kërkon në rrethin e të njohurve të viktimës.