0030 210 33 18 483

210 miliardë euro nevojat për investime të Greqisë për 5 vitet e ardhshme

Tribuna TV 19 Prill 2018

Kompania e konsulencës PrinceWaterhouseCoopers PwC), konstaton një vakuum të madh investues, që influencon negativisht kompetivitetin dhe zhvillimin ekonomik. 

Siç rezulton nga një studim i PwC, me titull “Nga recesioni te zhvillimi i politika të lehtësimit të investimeve”, nga viti 2009 deri në 2016 investimet në raport me GDP-në në Greqi u larguan shumë nga mesatarja europiane, duke krijuar një vakuum të gjerë të nivelit 450 miliardë euro.

Nevojat për investime të vendit, që të mbështet realisht një rritje ekonomike 3% - 4% në vit, vlerësohen në rreth 210 miliardë euro për pesëvjeçarin 2018-2022. Flukset e parashikuara të financimit për të njëjtën periudhë kufizohen në rreth 100 miliardë, duke krijuar një deficit proporcional me vlerë 110 miliardë.
 

Ndaje me miqte