18 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Siberi
ATSH
04 Gusht 2018
MOSKË, 4 gusht /ATSH-AFP/ – Kanë mbetur të vdekur 18 persona që ndodheshin në bordin e një helikopteri pasi mjeti u rrëzua sot në mëngjes në veri të Siberisë pas një përplasje me një helikopter tjetër, njoftoi ministria e Transporteve në Moskë.
Helikopteri Mi-8, që po shkonte drejt një platforme nafte me tre anëtarë ekuipazhi dhe 15 pasagjerë, u përplas pak para ngritjes së tij me një makineri që po transportohej nga një helikopter tjetër, theksoi Ministria.
Helikopteri tjetër arritit të mbajë drejtimin dhe të ulet pa probleme.
Ndaje me miqte