Trafiku në qendër të Athinës është pothuajse inekzistent mëngjesin e së martës, ditën e pesëmbëdhjetë gushtit.
Në qytet shikon shumë pak kalimtarë ndërsa në rrugë lëvizin vetëm autobusët turistikë dhe taksitë.
Pjesët qendrore dhe të frekuentuara të kryeqytetit, si Sheshi Sintagma dhe Ermou, mëngjesin e sotëm janë thuajse bosh pasi qytetarët e fundit të muajit gusht janë nisur për pushimet verore.