140.000 shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke
09 Korrik 2016
Qeveria greke ka deklaruar se më shumë se 6.000 emigrantë të brezit të dytë, shumica shqiptarë, kanë përfituar brenda vitit të fundit nënshtetësinë helene.
Bëhet fjalë për fëmijë emigrantësh, të cilët ose kanë lindur ose kanë kryer një pjesë të arsimit të detyrueshëm shkollor në Greqi.
Ministria e politikës së emigracionit ka nxjerrë një njoftim për shtyp me rastin e një vjetorit të votimit të një ligjit të për emigrantët. Ligji përmban edhe dispozita për marrjen e nënshtetësisë, proces që ishte pezulluar në vitin 2014 nga gjykata e lartë administrative.
Por ligji i ri hyri në fuqi me mjaft vonesë, për shkak të problemeve që kishte sistemi elektronik i ministrisë së brendshme, nënvizon ministria e emigracionit.
Gjithsesi, janë më shumë se 27.700 aplikime që janë bërë mbi bazën e dispozitave të ligjit të ri.
Para një muaji, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, deklaroi në Tiranë se 140.000 shqiptarë kanë marrë aktualisht nënshtetësinë greke.
Tribuna
Ndaje me miqte