Qeveria greke ka vendosur që kushdo që hyn në territorn grek duhet të qëndrojë detyrimisht 14 ditë në karantinë në banesë.
Gjithashtu, u vendos që nga dita e mërkurë do të mbyllen gjithë njësitë tregtare.
Nga kjo masë përjashtohen farmacitë, supermerkatat, pikat e furnizimit me karburant, ndërmarrjet e furnizimit ushqimor dhe institucionet bankare.
Masat u vendosën të hënën në mesditë gjatë një elekonference që kryeministri Mitsotakis zhvilloi me udhëheqjen e ministrisë së shëndetësisë.
Gjithashtu, sa i përket qarkullimit të mjeteve, u vendos të hiqet unaza në qendër të Athinës, çka do të thotë se mund të lëvizin të gjitha mjetet, pavarësisht nga numri që përfundon targa e tyre.