0030 210 33 18 483

Zjarri në Atikë: Evakuohet spitali “Amalia Fleming”

Tribuna News 12 Gusht 2024

Si masë paraprake për shkak të zjarrit që po djeg Atikën, ka nisur evakuimi i spitalit “Amalia Fleming”.

Fronti i zjarrit, që ka përfshirë Atikën verilindore që prej mesditës së dielës, po përhapet me shpejtësi.

Aktualisht, vijat e mbrojtjes janë zhvendosur kryesisht drejt zonave të prekura, duke përfshirë frontet ndërmjet Grammatiko dhe Maratonës, si dhe përreth liqenit të Maratonës. Zjarri po avancon edhe në anën juglindore, nga Penteli në drejtim të Spitalit Ushtarak 414, duke treguar një dinamikë të madhe.

Mesditën e së hënës, autoritetet kanë dërguar një njoftim përmes shërbimit emergjent 112 për të evakuuar banorët në zonën e Krasës dhe Ano Vrilissi. Mesazhi përfshin udhëzime: “Nëse jeni në zonë, largohuni drejt Vrilissisë Qendrore dhe Chalandrit.”

Ndaje me miqte