Tragjedi në Greqi: Humb jetën 56-vjeçarja shqiptare në det
Tribuna News
21 Korrik 2024
Një grua 56-vjeçare me origjinë shqiptare është gjetur pa ndjenja në ujin e plazhit të Artemisë të shtunën pasdite.
Autoriteti Portual i Rafinës u njoftua për incidentin dhe ndërhyri menjëherë. Gruas iu dha ndihma e parë nga një roje plazhi dhe më pas u transportua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës “KORGIALENIO – BENAKEIO E.E.S.”, ku fatkeqësisht u konstatua e vdekur.
Hetimet paraprake po kryhen nga Autoriteti Qendror Portual i Rafinës, i cili ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës.
Ndaje me miqte