Sipas ELAS-it, rreth orës 02:30 të mëngjesit, tre persona me biçikletë kanë kaluar para komisariatit duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar asnjë lëndim apo dëm material.
Siç u bë e ditur nga Policia, në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja dhe një fishek, të gjitha të pa shkrepura.
Hetimet për ngjarjen janë ndërmarrë nga Departamenti i Policisë Agios Dimitrios, deri më tani janë arrestuar gjashtë persona, por ende nuk dihet nëse kanë lidhje me ngjarjen.