0030 210 33 18 483

“Shqipëria na ka ofenduar – Ish-ambasadori grek kërkon ndryshim të qasjes ndaj Tiranës”

Tribuna News 18 Gusht 2024

Ish-ambasadori grek në Tiranë, Alexandros Mallias, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke kërkuar një ndryshim të qartë të politikës së Athinës ndaj Tiranës. Në një opinion të publikuar në gazetën “Kathimerini”, Mallias thekson se Greqia është përballur me një mori ofendimesh nga Shqipëria në vitet e fundit dhe ka duruar për shumë kohë pa ndërmarrë veprime konkrete.

 

Mallias nënvizon se Athina duhet të refuzojë kategorikisht devizën e Edi Ramës për “kthimin e një faqe të re” në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe të mbajë mend ndodhitë e fundit, përfshirë rastin e Belerit. Ai kritikon disa gabime politike në menaxhimin e këtij rasti, duke përfshirë kërkesat për ndërhyrje asimetrike në Shqipëri dhe reagimin e pasigurt nga disa anë në Greqi.

 

Sipas Mallias, Greqia duhet të kuptojë se asnjë nga kushtet për lirimin e Belerit nuk janë plotësuar nga Shqipëria, dhe se Rama po e përdor këtë situatë për të realizuar objektivat e tij politikë, duke e trajtuar Greqinë si humbëse. Ai rekomandon një politikë më aktive dhe një problematizim dinamik në marrëdhëniet me Shqipërinë, për të mbrojtur interesat e Greqisë në këtë kontekst.

 

Ndaje me miqte