Pas pak ditësh do të marrë fund ankthi i rreth 100.000 të rinjve që dhanë provime për hyrjen në shkollën e lartë, të njohura si “Panelinies”.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve ANA-MPA, me një vështrim të shpejtë në statistikat e provimeve, mund të konstatohet se shifrat favorizojnë kandidatët, duke konkluduar se 8 ndër 10 prej tyre do të kalojnë në një nga shkollat e larta.
Për rreth 100.000 të rinj që morën pjesë në provime, janë në pritje në shkollat e larta 77.970 vende.
Duke analizuar statistikat e rezultateve të kandidatëve dhe shkalllëzimin e pikëlve, konstaton se do të ketë një ulje të bazave në shumicën e shkollave të fushës shkencore.
Sivjet pati një rënie drastike të numrit të kandidatëve që dolën “shkëlqyeshëm”, pra që morën mbi 19.000 ose dhe mbi 18.000 pikë në provime.