0030 210 33 18 483

"Greqia e respektoi marrëveshjen; tani duhet edhe partnerët të tregojnë që e respektojnë"?

Tribuna TV 26 Maj 2018

"Greqia e respektoi marrëveshjen dhe tani duhet që partnerët të tregojnë se respektojnë edhe ata atë çka është dakorduar”, deklaroi komisioneri për financat, Pierre Moscovici.

Komisioneri francez theksoi se gjendemi në “fazën përfundimtare” për daljen e Greqisë nga memorandumi. “Kemi vënë si objektiv finalizimin e programit grek në 21 qershor, me qëllim që në gusht të mundim të themi se Greqia doli nga programi dhe se lemë mbrapa 10 vite krize në Eurozonë”, tha Moscovici.

Komisioneri shtoi se arritja e marrëveshjes teknike është një shenjë shumë pozitive që tregon se procesi i reformave në Greqi po vazhdon. “Është e rëndësishme që partnerët e Greqisë të respektojnë angazhimet e tyre”, tha Moscovici.

Ai shtoi se pjesë integrale e marrëveshjes përfundimtare për daljen e Greqisë nga memorandumi është që të planëzohet një paketë masash për borxhin grek, që do të jetë i besueshëm për tregjet dhe do ta lejojë Greqinë të mbështesë programin e investimeve për të ardhmen.

Ndaje me miqte