Aksident në Itali: 16 turistë shqiptarë të plagosur, Ministria e Jashtme siguron për shëndetin e tyre
Tribuna News
21 Korrik 2024
Deklarata e Ministrisë së Jashtme:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, sapo mori informacionin për aksidentin automobilistik në Katania, kontaktoi menjëherë autoritetet italiane përmes ambasadës shqiptare në Romë dhe konsullatave në Milano dhe Bari.
Sipas të dhënave paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën mjekësore të nevojshme dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Me udhëzimin e Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet italiane.
Ndaje me miqte