E Merkure, 08 Shtator 2010



PER NE

Gazeta Tribuna ėshtė e vetmja gazetė shqiptare qė botohet nė Greqi, nga firma R & D Publications, me pronėsi krejtėsisht shqiptare. Numri i parė qarkulloi mė 19 shkurt 2004.

Gazeta ka si target grup kryesor emigrantėt shqiptarė qė jetojnė e punojnė nė Greqi.

Gazeta qarkullon ēdo tė premte dhe shpėrndahet nė 2.500 pika nė gjithė Greqinė; po ashtu ajo shpėrndahet me njė numėr tė kufizuar edhe nė Shqipėri, nė Tiranė dhe disa nga qytetet kryesore.

TRIBUNA ėshtė njė gazetė e pavarur, dhe shquhet pėr saktėsinė, objektivitetin dhe paanshmėrinė e saj, duke u shndrruar nė njė tribunė tė vėrtetė informimi, mendimi e debati, pėr ēdo emigrantė shqiptar qė punon e jeton nė Greqi, por edhe mė gjerė.

Lėnda e gazetės pėrbėhet nga lajme nga Shqipėria, Greqia dhe nga bota. Veēanėrisht i mėshohet informacionit lidhur me problemet e pėrditshme tė emigrantėve shqiptarė nė Greqi dhe sidomos procesit tė legalizimit, nėpėrmjet shkrimeve tė ndryshme sqaruese qė kanė tė bėjnė me rinovimin e lejes sė qėndrimit, ēėshtjet e sigueimeve shoqėrore dhe atė tė tatimeve, dhe nė pėrgjithėsi ēėshtjet praktike tė realitetit grek, ku janė pėrfshirė edhe vetė emigrantėt.

TRIBUNA i kushton njė vend shumė tė rėndėsishėm zhvillimeve nė Shqipėri, duke promovuar kryesisht lajmet me karakter pozitiv qė dėshmojnė pėr progresin e Atdheut nė rrugėn e arritjes sė objektivave ekonomike dhe socialė, si dhe ecurinė e procesit tė integrimit europian. Tribuna ėshtė (dhe shfaqet) krejtėsisht e pavarur, duke u lejuar hapėsirė gjithė pikėpamjeve politike. Tribuna, nė sendėrtim tė logos sė saj si “gazeta e komunitetit shqiptar nė Greqi”, pasqyron nė mėnyrė tė zgjeruar gjithė veprimtaritė e zhvilluara nga bashkatdhetarėt, ndėrkohė qė ka njė rubrikė sportive tepėr cilėsore.

Nė stafin e gazetės bėjnė pjesė gazetarė profesionistė dhe korrespondentė tė mediave shqiptare e tė huaja, tė akredituar nė Athinė. Gjithashtu, bashkėpunėtorė tė rregullt tė gazetės janė gjithė emrat mė tė shquar tė inteligjencies shqiptare qė kanė emigruar prej shumė vitesh nė Greqi dhe qė po ashtu gėzojnė respekt tė madh nė radhėt e emigracionit shqiptar. Nė tė gjitha rrethet e mėdhenj ku ėshtė pėrqėndruar emigracioni shqiptar Tribuna ka korrespondentėt e saj ēka sjell si rezultat pasqyrimin e shpejtė dhe tė saktė tė gjithė veprimtarisė sė komunitetit nė gjithė Greqinė.

Tribuna ėshtė shndrruar nė pikėn mė tė preferuar tė takimit tė emigrantėve shqiptarė, pėrfshirė shoqatat e tyre, ndėrsa ka qenė vazhdimisht prezente nė tė gjitha veprimtaritė e emigrantėve, qoftė nėpėrmjet sponsorizimit financiar, qoftė nėpėrmjet propagandimit dhe nxitjes sė kėtyre veprimtarive.

Nė kuadėr tė Tribunės pėrfshihen edhe botimet e ndryshme me karakter informativ, si Udhėzuesi i Emigrantit, qė botohet ēdo fundviti, apo dhe Kodi i Qarkullimit Rrugor grek, Fjalorth termash tė pėrditshėm, qė shpėrndahen falas bashkė me gazetėn.



E Premte, 26 Tetor 2007










© Copyright 2003 - 2010  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP