E Enjte, 09 Shtator 2010



Pėr gratė 8 Marsi nuk ėshtė festė

Pak histori pėr shumicėn qė nuk e dinė

Dhimitra Malo

Nė fillim tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė 19-tė, duke ndjerė thellė pabarazinė, gratė filluan tė organizohen pėr tė drejtat e tyre. Ato kėrkonin pagesė tė barabartė me burrat dhe uljen orėve tė punės nga 16 nė 10, ashtu si ata.

Kjo lėvizje arriti kulmin me grevėn e madhe tė grave rrobaqepėse dhe tekstiliste nė Nju Jork, nė 8 mars 1857, e cila u shtyp me gjak, nė kuptimin mė konkret tė fjalės. Por rruga pėr tė drejtat u hap.

Nė 1910-ėn, nė njė kongres grash nga vende tė ndryshme tė botės, nėn drejtimin e z.Klara Cetkin, qindra gra u mblodhėn nė Kopenhagen tė Danimarkės. Ajo propozoi qė 8 marsi tė jetė Dita Ndėrkombėtare e Gruas. Kėrkesa pėr tė drejtėn e votės ishte nė plan tė parė. Nė 1910-ėn, Lidhja e Kombeve (OKB-ja e sotme) vendosi zyrtarisht qė “8 Marsi tė jetė dita e Gruas pėr tė drejtat e saj dhe pėr paqen e pėrgjithshme”

8 marsi nuk ėshtė festė

Ky nuk ėshtė mendim personal, por ideja e njė lėvizjeje tė re botėrore, qė kėrkon ta rikthejė shoqėrinė tek e vėrteta. Fare thjesht, sepse festė ėshtė njė ditė qė tė kujton njė ngjarje tė gėzuar, ndėrsa 8 marsi ishte ditė tragjike.

Ēuditėrisht, 8 marsi u kthye nė festė. Dritėro Agolli thotė qė njeriu ka nevojė pėr tė vėrteta dhe pėrralla. Fatkeqėsisht, shumė grave u pėlqen pėrralla e 8 marsit. Dhe e kuptoj.

Kjo vjen nga lodhja e jetės. Akoma mbetet kuptimi simbolik i 8 marsit edhe sot. Nė pėrpjekjet e tyre pėr barazi, gratė ndeshen me dhunėn, qoftė nė plan shoqėror, qoftė nė familje. Nga qendrat mė tė mėdha tė studimeve pėr temėn nė fjalė, gjithnjė e mė shumė pranohet se emancipimi i gruas nė tė vėrtetė nuk po ecėn.

8 mars 2010

Me qindra gra do tė mbushin lokalet, ndėsa disa do tė mbushin xhepat (midis tyre ka dhe gra...). As gratė greke e as emigrantet nga vendet e tjera nuk e festojnė me kaq dėshirė (?) si gratė shqiptare. Janė kaq tė lumtura?

Gratė do tė kenė liridalje (a ka ndonjė qė do tė guxojė ta humbasė ditėn punės), do shkojnė tė gėzojnė, do vishen me rrobat mė tė mira, era e parfumit do tė mundė erėn e klorinit, kėrcitja e takave nė vallzim ėshtė mesazhi se janė nė kėmbė, janė tė emancipuara, kanė fatin tė jetojnė nė Evropė. Gjithēka mirė, nuk ka keqtrajtim, tė gjitha nė vallzim.

Sa herė jam nė “Festėn” e 8 marsit, prekem jashtėzakonisht me kurajon e grave shqiptare. Ndoshta kjo sepse prej vitesh kam lidhje me shumė shumė prej tyre.

Punova dhjetė vjet nėpėr shtėpi. Kur merrja nė dorė pagesėn e ditėpunės, atė moment lija njė ditė jete. E kam thėnė dhe herė tjetėr, nga pėrvoja e punės nė Qendrėn e Studimeve pėr Temat e Barazisė edhe veprimtaria me Forumin e Grave Emigrante nga bota, shikoj qartė, megjithė problemet e pėrbashkėta, se gruaja shqiptare ėshtė mė e lodhura, mė e keqtrajtuara, pėrballon emigracionin dhe familjen, qė nuk i lėnė kohė tė mendojė pėr veten. Ku ta gjej kurajėn qė pas rraskapitjes sė punės, kur kthehet nė shtėpi, ku duhet tė pėrballojė pronarin mė tė keq. Ky pronar qėllon tė jetė burri i saj qė e ka zyrtarisht nėn kujdesin e tij, me celebrim (ruset, bullgaret nuk e kanė mbi kokė «afendikonė» e dytė). Kurrė nuk do ta harroj 30 vjeēaren L.R. qė ishte e mavijosur nga tė dy krahėt. Kėtu mė ka goditur burri, tha dhe kėtu vellai e babai qė tė mos e ndaj.

Nė 2004-ėn, pas njė konferencė ndėrkombėtare pėr gruan emigrante isha me njė rreth shoqesh. Kisha aq dėshirė tė dėgjoja se si jetojnė gratė emigrante nė Europė. Por njė e panjohur pėr mua deri atė ēast (ishte shoqja e njė shoqes sime greke) ma prishi ēdo dėshirė. Filloi tė mė fliste me ton tė ngritur. Nė fillim u hutova, pastaj kuptova se ēfarė donte tė thoshte “Njoh shumė shqiptare, njėra mė vjen nė shtėpi, ėshtė kaq e zonja, njihemi familjarisht. Si grua jam shumė e revoltuar qė burri i saj kurrė nuk ia njeh vlerat. Dhe ajo ul kokėn. Prandaj ju them se jeni tė denja pėr fatin tuaj (aksia tis miras sas). Nuk mė erdhi aspak mirė qė ajo kishte depėrtuar aq thellė nė tė vėrtetėn e hidhur. Nuk ishte thėnė tė gėzoja atė ditė.

Mu kujtua plaka 80 vjeēare Niki, nė Selanik. Punoja tek ajo njė herė nė javė. Ishte grua qė kish punuar shumė, tėrė jetėn. “Burri im”, mė tha, “ishte shumė punėtor. Punonte nga mėngjesi nė darkė. Punonim nė dyqan perimesh. Ishte yni, por ishte i vrazhdė, nuk i qeshte buza, nuk mė thoshte njė fjalė tė mirė. Kjo ėshtė brenga ime. Dhe papritur ngriti zėrin. Por fajin e kemi ne vetė. Kur pa dashur dora e burrit kalon nė flokėt e gruas, ajo kujton se e pėrkėdhel, gėzon, ndihet mirė nė ēast harron gjithė ditėn, gjithe jetėn..



Biseda shoqesh

B.N. Burri im nuk punon, kėrkon po nuk ka punė.

S.G. I imi vėrtet nuk punon, po mė mban kalamajtė, se do paguanim kopshte e ēerdhe.

K.K I imi punon, po ato qė merr i harxhon me ruset.

S.N. I imi punon 24 orė, shikon televizor, i lodhen sytė.

D.M. Atij i lodhen sytė, kurse ty tė kanė ikur fare.

Z.T. Lodhem shumė me fėmijėt, sidomos me tė madhin.

L. M. Po unė e di qė ėshtė djalė i mbarė, mbaron gjimnazin apo jo?

S .N. Po nuk e kupton moj, pėr burrin e ka fjalėn.



Tė drejtat e gruas nė 2010-ėn

- Tė mos flasė pėr tė drejtat e saj.

- Tė punojė shumė mė shumė se burrat, kėtu nuk e pengon njeri.

- Tė jetė e ndershme, d.m.th., tė mos dalė njė shėtitje as me shoqet.

- Tė kujdeset pėr burrin mė shumė se pėr fėmijėt.

- Tė mos sėmuret.

- Tė pranojė si tė pandryshueshme qė burri drejton si me telekomandė gjėndjen e saj shpirtėrore.



Ku vemi?

Pati raegim nga disa njerėz pėr shkrimin tim “Progres apo regres”, ku pėrshkruaja sinqerisht shqetėsimin kur ecja nė rrugėt e Tiranės dhe pashė vajza fare tė reja me ferexhe.

“Deri kur kėshtu ma”, tha Migjeni. Sa aktuale!

Desha qė nė mbyllje tė kujtoj se Suedia ėshtė vendi i parė nė botė pėr tė drejtat e gruas. Dhe kjo sepse qė nė hapat e para, gratė patėn pėrkrahjen konkrete tė burrave mė tė pėrparuar. Nuk mungojnė edhe burra shqiptarė tė tillė, tė sjellshėm, me kulturė ... pėr sytė e botės.

E Premte, 05 Mars 2010










© Copyright 2003 - 2010  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP