E Enjte, 09 Shtator 2010



SMS

Ardi Stefa

SMS 1- Njė ditė pėrpara se tė komunikonte masat, tepėr shtrėnguese dhe shokuese, nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave, kryeministri, J. Papandreu, shprehu emocionin, por edhe mallėngjimin e tij, pasi sikundėr deklaroi “Njerėzit e thjeshtė, e ndalojnė nė rrugė dhe i thonė se pėr atdheun, edhe rrogėn time e sakrifikoj”!...

Nuk e di se cilėt janė ata njėrėz tė thjeshtė e rrogėtarė, qė e ndalojnė nė rrugė dhe i thonė kėto fjalė.

Nuk e di se cilėt janė ata njėrėz tė thjeshtė e rrogėtarė, qė e ndalojnė nė rrugė dhe karakterizohen nga njė ndjenjė e tillė sakrifice, vetmohimi e patriotizmi tė lartė...

Me siguri qė bėhet fjalė pėr njerėz, qofshin kėta edhe tė thjeshtė e rrogėtarė, tė cilėt nuk kanė kuptuar ende se pėr fat tė keq, (edhe pse mund tė mos jenė nė sektorin publik e shtetėror tė punėsuar), do tė sakrifikojnė shumė mė tepėr se njė rrogė.

Qė nuk kanė kuptuar se paketa e dytė e masave shtrėnguese do tė pasohet nga njė paketė e tretė dhe e katėrt, tė cilat do tė imponohen nga “ortakėt” e grekėve nė BE. Qė nuk kanė kuptuar se Greqia po hyn (Kujdes: Nuk ka hyrė ende!) nė periudhėn mė dramatike nė kohė paqeje tė historisė sė saj moderne...

Ndoshta bėhet fjalė pėr njerėz qė e ndalojnė nė rrugė zotin Papandreu dhe i deklarojnė se do tė sakrifikojnė rrogėn e tyre mujore, pra, ndoshta bėhet fjalė pėr njerėz, tė cilėt ndoshta nuk e kanė kuptuar, se, kėshtu si po venė punėt, shumė shpejt, kostoja e njė “vizite” nė supermarket, do tė jetė e barabartė me njė natė nė buzuqe...

Dhe nė buzuqe njė shishe bėn 300 euro...

Ndoshta bėhet fjalė pėr njerėz, tė cilėt nuk e kanė kuptuar se kėshtu si po venė punėt, papunėsia do tė kapė majat dhe kriminaliteti do tė marrė pėrmasa tė egra...

Dhe nė fund tė fundit, nuk kanė kuptuar se sakrificat, tė cilat ftohen tė bėjnė (kur nuk i bėjnė vulnetarisht...) do tė vonojnė shumė qė tė duken pėr mirė..., pasi, shumė thjesht, paratė qė ata do tė “dhurojnė pėr atdheun dhe shpėtimin e tij...” nuk janė tė destinuara qė tė ēelin portat qė na ēojnė nė njė tė ardhme mė tė mirė, por do tė mbyllin “vrimat” qė u bėnė nga shpenzimet e panumėrta tė sė djeshmes...

Tė qeverisjeve socialiste e konservatore...

Kur tė kuptojnė tė gjitha kėto gjėra, njerėzit e thjeshtė qė e ndalojnė nė rrugė dhe i thonė se “pėr atdheun, edhe rrogėn time e sakrifikoj”!...- me siguri qė do tė synojnė qė ta takojnė pėrsėri nė rrugė kryeministrin Papandreu...

Vetėm se nuk ėshtė aspak e sigurtė se edhe atėhere do ta trajtojnė me tė njėjtėn ndjenjė solidariteti, vetėmohimi, sakrifice e flijimi tė rrogės, tė tė drejtave, tė jetės...



SMS 2: U ngritėn taksat. Kjo ishte njėra nga masat shtrėnguese tė qeverisė Papandreu...

Dhe unė fillova tė bėj llogaritė e mia mujore.

Paga: 1.200 euro...

Qeraja: 400 euro

Dritat: 90 euro

Uji: 35 euro

Pagesat pėr mirėmbajtjen e pallatit: 60 euro

Telefoni stabėl: 50 euro

Telefonat celularė: 100 euro

Parkingu pėr makinėn: 110 euro

Benzinė nė muaj: 150 euro...

Shuma nė total e shpenzimeve mujore: pėrafėrsisht 995 euro...

Ngelen 225 euro...

Me kėto duhet tė ha, tė pi, tė vishem, tė paguaj siguracionin e makinės, taksat e qarkullimit rrugor...

Tė heq edhe ndonjė lek mėnjanė pėr ndonjė ditė tė keqe...

Tė gjitha kėto ishin shpenzime pa marrė parasysh rritjen e Taksės mbi Vlerėn e Shtuar, benzinėn, ...

Po tė pėrllogaris edhe atė, atėherė mė duhet ta shtrėngoj rripin mirė, pasi nuk do tė mė ngelen pėr tė jetuar as 100 euro nė muaj...

Shans, qė tė bėj edhe njė ēikė dietė...





Pėr shkak tė mungesės “me arsye” javėn e kaluar, SMS-ja e sotme ėshtė mė e gjatė, (pėr kompensim...)



E Premte, 05 Mars 2010










© Copyright 2003 - 2010  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP