
Pasi ka mbyllur njė fazė katėditore pėr pėrzgjedhjen e afro 170 talenteve, trajneri i kombėtares Josip Kuzhe, ka pranuar tė prenoncohet me pak fjalė pėr gazetėn Tribuna, kryesisht pėr taktikėn qė do tė ndjekė nė kėto eleminatore.
Teknikisht unė nuk preferoj tė ndryshoj skemėn e skuadrės qė drejtoj dhe pėrpiqem ti pėrshtat lojtarėt edhe psikologjikisht sipas kundėrshtarit, shpjegon zoti Kuzhe. Nuk mendoj se ėshtė e duhura qė tė ndryshoj edhe skemėn sipas ēdo takimi tė radhės. Nė anėn sulmuese pėrpiqem tu jap vazhdimisht udhėzime lojtarėve tė mi, pasi jam i vetmi person qė mund ti harmonizoj ata nė lojė dhe harrojeni anarkinė e futbollit, ku ēdo lojtar vepron sipas dėshirės. Asnjėherė futbollistėt nuk mund tė orientojnė veten e tyre nė fushė mė mirė se trajneri dhe ky ėshtė njė element tė cilit i jap shumė rėndėsi, shton tekniku nė lidhje me organizimin e ekipit kuqezi, pėr tė theksuar edhe filozofinė sulmuese. Kryesisht sulmojmė me sa mė shumė forca tė jetė e mundur, por duke qenė se nuk jemi njė superfuqi, ruajmė me shumė kujdes edhe prapavijėn. Skemat e sulmit pėr tė arritur tek goli janė nga mė tė ndryshmet dhe ėshtė e pamundur tua shpjegoj njė mė njė. Por, duhet patur parasysh se qoftė nga krahėt, qoftė nga aksi, nuk ka rėndėsi tė madhe pėr mua, pavarėsisht se klubet e mėdhenj luajnė mė shumė aksin. Kjo ka tė bėjė kryesisht me spontanitetin dhe si janė rrethanat e ēastit, komenton Kuzhe nė analizėn e lojės sė kombėtares, pėr tė pėrfunduar me batutėn e mbrėmjes: Njė orkestėr e pėrkryer, kėrkon edhe njė dirigjent tė pėrkryer, ēka do tė thotė se nuk luaj asnjėherė pa organizatorin e skuadrės, pra 10-shin klasik, zgjidhje kjo qė na detyron tė pėrdorim tre mesfushorė qendrorė dhe dy sulmues, ishte pėrgjigjja e tij nė lidhje me pyetjen nė qoftė se i pėlqen tė pėrdorė lojtarin me tipare organizative tė lojės nė fushė.
Nė lidhje me njė talent tė madh shqiptar si Abdurrahmani i AEKut, Josip Kuzhe tregoi se nuk e njihte me detaje, por kishte dėgjuar pėr tė. Tė gjitha thirrjet i kishin marrė pėrsipėr trajneri Artan Bushati i Shpresave dhe Ramadan Shehu i tė rinjve. Pėrderisa ai nuk i ėshtė pėrgjigjur ftesės sonė, ėshtė e vėshtirė qė ta sjellim kėtu me detyrim, komentoi Kuzhe, duke lėnė tė nėnkuptojė se shpresat qė Abdurrahmani tė veshė fanelėn kuqezi janė tė pakta.
Konferenca e shtypit:
Nė konferencėn e shtypit tė organizuar nė njė nga hotelet e sheshit Omonia tė Athinės, Josip Kuzhe ka theksuar rėndėsinė e zhvillimit tė kėtij kampi pėrzgjedhės pėr talentet dhe i ėshtė pėrgjigjur ēdo pyetjeje tė gazetarėve.
E prisja qė tė shihja kėtu talentė me shumė cilėsi, pasi kėta shqiptarė aktivizohen nė klubet greke tė cilat kanė nivel tė lartė. Sigurisht qė do i kėrkoj Federatės tė jem i pranishėm edhe nė kampe tė tjera, kurdoherė qė ato do tė zhvillohen, ishin fjalėt e para tė Kuzhes nė konferencėn zyrtare.
Nė lidhje me problemin maksimal, ku tė rinjtė shqiptarė preferojnė kryesisht Greqinė pėr tu aktivizuar si pėrfaqėsuese dhe se si mund ti joshim ne ata pėr ti veshur kuqezi, tekniku i kombėtares ka shpjeguar: Mendoj se arsyeja kryesore qė ata zgjedhin Greqinė ėshtė niveli mė i lartė se yni qė ka kjo kombėtare. Atėherė do tė na duhet ta bėjmė ne pėrfaqėsuesen tonė mė tė mirė, pėr ti rrėmbyer tė gjitha talentet.
Kreu i pankinės sė pėrfaqėsueses, tregoi gjithashtu se ai preferon tė grumbullojė kryesisht futbollistė qė aktivizohen rregullisht dhe jo ata qė janė nė stol, pavarėsisht emrit tė klubit. Midis njė lojtari tė Manēester Junaitid nė stol dhe njė lojtari bazė tė Dinamos sė Zagrebit, sigurisht do tė preferoja kėtė tė fundit, pasi mė intereson shumė aktivizimi i rregullt. Por mė lejoni tė shtoj kėtu se edhe ai qė ėshtė pjesė e Manēesterit, konsiderohet i rėndėsishėm meqėnėse ka mentalitetin e njė klubi gjigand. Dhe kujdes me Dinamon e Zagrebit. Mos e nėnvlerėsoni se ėshtė njė klub shumė i mirė.
Gjithashtu nė konferencėn e shtypit ishte i pranishėm edhe trajneri i pėrfaqėsueses U-19, i cili foli pėr rėndėsinė qė sjell puna e tij nė lidhje me mbushjen e radhėve tė Kombėtares A me lojtarė sa mė cilėsorė.
Ndėrkohė, drejtori i zyrės sė talenteve pėr FSHF-nė nė Greqi, Vangjel Ēavo, ishte i vetmi nga podiumi i konferencės qė foli pėr humbjen e Panajot Panos, futbollistit mė tė madh tė Shqipėrisė.
E Premte, 22 Janar 2010