
E kisha takuar pėr herė tė parė kur punonte nė shtėpinė botuese Naim Frashėri nė Tiranė me tė cilin mė prezantoi miku im i ndjerė, Teodor Keko, nė vitin 1984. Do ta takoja pėrsėri nė Bibliotekėn Kombėtare... pėr tu ritakuar nė vitin 1996 nė Selanik e pėr tė forcuar mė tepėr miqėsinė. Mė duket se jemi rritur sė bashku edhe pse kanė kaluar kaq e kaq vite. Koha e vitet kane rrjedhur, e pėr mua ti mbetesh ai qė ke qenė gojėmbėl, i qeshur, familjar i rregullt, miku im Stavri Dajo. Kur nisa tė hidhja kėto fjalė, tė dala nga shpirti im poetik, e ndjeja si detyrim nė vetvete, se nė vargun e shkrimeve apo intervistave me ju ėshtė e pafund pena ime e mirėnjohjes. Pėr ju e pėr njerėz tė tillė si ju kurrė nuk jam kursyer nė fjalėt e mia, as nė faqet e gazetave. Zgjodha gazetėn Tribuna tju shpreh kėtė mirėnjohje, sepse ėshtė nė nderin e saj tė botohen shkrime pėr njerėz tė tillė, kaq tė pasionuar, por dhe rolin e ndihmesės e pakursyer qė ka pasur gazeta nga ju gjatė kėtyre shtatė vjetėve qė ajo ėshtė mes nesh. Vjet u mbushėn 10 vjet nga themelimi i Zyrės sė Pėrkthimit Literatus, dhe kujtimet dhe mbresat janė tė shumta dhe tė larmishme. Zyra E Stavrit mė shumė se njė qendėr biznesi i u bė njė vatėr e ngrohtė pėr shqiptarėt, pėr hallet dhe problemet e tyre, por sidomos pėr ne krijuesit. Nė zyrėn e tij formuam Lidhjen tonė tė vogėl tė shkrimtarėve me Llambi Gjikulin e tė tjerė, para tetė vjetėsh...
Por unė do ta nisja kėtė shkrim duke e parė Stavri Dajon nė kėndin e studiuesit tė historisė. Kur para pesė vjetėve po bisedonim nė zyrėn e tij, ashtu siē bisedojmė nga hera, mė tha se po pėrgatit njė studim interesant qė do tė sjellė nė dritė shumė dokumente tė reja pėr historinė e re tė Shqipėrisė. Iu desh vite e vite tė shfletonte arkivat greke, amerikane, ruse, jugosllave dhe, sidomos ato shqiptare, tė bisedonte me orė tė tėra me njerėz kompetentė tė fjalės e tė historisė, tė dėgjonte mendime nga auditorėt e universiteteve, tė bėnte krahasimet e tyre me tė djeshmen e tė sotmen dhe pastaj e vėrteta tė merrte udhėn e botimit. Vepra e tij Konflikti Enver Hoxha Josif B. Tito dhe pėrmasat ndėrkombėtare tė Luftės Civile Greke, 1945-1949 ishte njė pikė rrėfimi qė do tė pėrmbyste shumė paragjykime e tė panjohura deri mė dje. Nuk mund tė harroj fjalėt e drejtorit tė Institutit tė Studimeve Ballkanike nė Selanik, z. Vasil Kondi kur nė prezantimin e kėtij studimi do tė shprehej: Stavri Dajo nė kėtė studim me vlerė shpalosi aftėsitė e tij si intelektual pasionuar pėr historinė, por dhe historisė iu bashkėngjitėn dritėhijet qė mbuloheshin nė njė qiell tė zymtė nga ku drita gjeti hapėsirėn e saj.... Ndėrsa gazetari i njohur i kanalit shtetėror ERT3, zoti Pandeli Savidhi do ta pėrforconte mė tej studimin e Stavrit duke shtuar: ... Kur njeh mirė historinė e njė vendi, e je bir e njė minoriteti me kulturė e histori tė madhe ska se si tė mos sjellėsh po kaq histori, po kaq kulturė, po kaq fakte e dokumente tė rėndėsishme historike nė ditėt e sotme. Ky studim do tė mbetet nė biografinė pėr marrėdhėniet midis dy popujve tanė, Shqipėrisė dhe Greqisė...
Por Stavri Dajo smbeti vetėm tek ky studim. Ai ka marrė pjesė nė shumė konferenca shkencore pėr marrėdhėniet e Shqipėrisė me Greqinė, pėr ēėshtjen e Kosovės, pėr marrėdhėniet e Shqipėrisė me Bashkimin Sovjetik nė vitet 1960, etj. I pranishėm nė kėto konferenca shkencore u bė mė i njohur, por dhe u vlerėsua me tė drejtė nga shumė tė pranishėm pėr mendimin e tij shkencor novator.
Por patosi i tij mbetet pėrkthimi. E them me bindje tė plotė si lexues pasi pėrkthimi i tij Zorba mbetet njė nga pėrkthimet mė tė mira nė letėrsinė shqipe. Ai bėri njė punė shumė tė kujdesshme me pasurinė leksikore tė shqipes, pėr ēka e kanė vlerėsuar kritikėt dhe specialistėt. Me dhjetėra janė veprat e tij tė pėrkthyera, por iniciativa e tij e guximshme ishin dhe dy pėrkthimet nė tė cilėt morėn pjesė dhe shumė krijues tė tjerė, jo vetėm nga Selaniku. Antologjia e tregimit Qipriot, Antologjia e Poezisė Qipriote, nė tė cilėn pata fatin tė isha bashkautor. Me tė drejtė nė tė dyja kėto pėrkthime u duk aftėsia e tij si mjeshtėr pėrkthimi. Pėrfshirja nė kėto antologji dhe e krijuesve tė tjerė ishte njė e veēantė qė e afroi mė afėr me ne. Nė ato takime pune, nė tė cilat merrnin pjesė edhe personalitete tė larta tė politikės, artit e kulturės qipriote do ta vlerėsonin Stavri Dajo: Ambasadori qė lidhi kulturėn midis popullit qipriot e atij shqiptar. Jo vetėm gazetat e pėrditshme nė Shqipėri, nė emigracion, por dhe ato tė pėrditshme greke e qipriote bashkė me medien vizive do ti kushtonin faqe e minuta tė tėra nė ekranin e televizorit.
Shpesh herė nga Stavri Dajo kemi lexuar edhe pėrkthime nga poetė, prozatorė, shkrimtarė e nobelistė qė kanė ngjallur debat nė tė mirėn e njohjes sė gjuhės e veprave tė tyre letrare dhe po kėshtu ka pėrkthyer dhe shumė shkrimtarė shqiptarė nė greqisht. Krahas Perikli Jorgonit, Niko Kacalidhės, Robert Goros, Luan Zykės, por edhe mė tė hershmit, Spiro Ēomora, Aleks Ēaēi, e deri tek Nonda Bulka, ai ka krijuar profilin e tij tė veēantė. Jo vetėm kaq, por duke zotėruar e folur mirė dhe anglisht, italisht e frėngjisht, vetėkuptohet hapėsira intelektuale e kulturore.
Dikur poeti Ilirjan Zhupa u shpreh duke e etikuar: ... ai i do kaq shumė tė dy gjuhėt (shqipen dhe greqishten) sa nuk dimė nė ėshtė mė shumė grek apo shqiptar. Unė do tė shtoja se nė radhė tė parė ėshtė njeri, me vlera humane. Kėtu del nė dritė dhe njė pasion tjetėr i Stavri Dajo-s, ajo e studiuesit dhe e mėsuesit tė gjuhės shqipe.
Tek aftėsitė e tij profesionale kam gjetur mbėshtetjen nė redaktimin e disa librave tė mi. Nuk ka krijues nė Selanik qė Stavri mos i ketė redaktuar njė libėr qoftė me poezi, prozė, humor, publicistikė etj., tė ketė shprehur mendimet e tij pa asnjė lloj paragjykimi, veē me pastėrtinė e shpirtit e fjalėn e menēur qė ai e di se si tė shprehet, ku, nė kė vend e nė ēkohė. Dega e Blertė shoqata e krijuesve tė Selanikut e ka anėtar tė saj. Nė ēdo diskutim libri, nė ēdo debat nė tryezat poetike, nė veprimtari tė ndryshme e deri nė sponsorizimin e antologjisė dy gjuhėsh (shqip-greqisht) Shtėrgjet e Ballkanit, ku morėn pjesė dhjetė poetė grekė nga Selaniku, dhjetė poetė emigrantė shqiptarė tė cilėt jetojnė nė po kėtė qytet. Ai dha ndihmėn e tij ekonomike pėr tė mundėsuar botimin e librit.
Por Stavri si njė krijues i hershėm, bashkėpunon dhe me shtypin shqiptar nė emigracion, po kėshtu dhe shpesh herė e ndjekim dhe nė emisione tė veēanta nė kanalin shtetėror ERT-3, duke pėrkthyer ose duke dhėnė mendime pėr ēėshtjet e emigracionit, marrėdhėniet mes dy vendeve fqinj, me akte e dokumente historike pėr periudha e kohė tė ndryshme.
Pak kohė mė parė nga zyra e tij Literatus, u dha si dhuratė fjalori i shqipes sė sotme nė formė elektronike, jo vetėm pėr krijuesit por dhe pėr shumė drejtues shoqatash, mėsues tė gjuhės dhe letėrsisė shqipe, pėr intelektualė, njerėz tė artit dhe tė kulturės.
I papėrtuar ka qenė nė ndihmesėn qė ju ka dhėnė shoqatave shqiptare duke drejtuar shumė veprimtari, bashkėpunime me institucione vendase, biseda me deputetė, kryetar bashkie, me prefektė, me gazetarė tė medias lokale, duke drejtuar konkurse letrare etj. Pėr tė lidhja e krijuesve emigrantė shqiptarė Dega e Blertė, shoqata e pėrbashkėt greko-shqiptare Progresi, shoqata Nėnė Tereza, shoqata Shqiptarėt e Selanikut etj, kanė qenė oda e mikpritjes pėr Stavri Dajo. Mendimet dhe ndihmesėn e tij intelektuale e ka dhėnė dhe pėr organizime shtetėrore e bamirėse nė Shqipėri, Kosovė, FYROM, etj. Mė kujtohet kur ndėrroi jetė mėsuesja e paharruar e gjuhės shqipe Brunilda e dashur, ai ishte i pari nė organizimin e funeralit, dhuroi para pėr familjen e sė ndjerės dhe na organizoi pėr ti bėrėt gjitha nderet kėsaj mėsuese tė papėrtuar tė gjuhės shqipe.
Dhjetė vjet Literatus! Edhe njė qind, ėshtė urimi ynė! Ja pra po ta shikosh nė kėndin e njė biznesmeni, pėrsėri shquhet pėr aftėsitė e tij. Vetėm nė zyrėn e tij punėsohen pesė familje shqiptare, me rroga tė plota, me siguracione shoqėrore, njė biznes i rregullt dhe i ligjshėm, njė nga zyrat mė tė mira tė pėrkthimit nė Greqi. Nga zyra e tij kanė kaluar qindra shqiptarė tė cilėt i ka ndihmuar me kėshilla konkrete pėr stabilizimin e tyre sipas ligjit grek.
Shpesh takoj nė zyrė Alma Teneqexhi, Eliona Mulo, bashkėpunėtoret e Stavrit. Dhe si Stavri tė gjithė ata qė punojnė, meritojnė tė dėgjojnė fjalė tė mira pėr ta, ndaj Literatus mbetet vatėr e ngrohtė e emigrantėve tė Selanikut.
Nuk ka kuptim, ndoshta ky shkrim do tė kishte njė boshllėk tė madh po tė mos shkruaja dy fjalė pėr bashkėshorten e vet, Merita Selenica, e cila punon nė zyrėn Literatus. Merita vjen nga njė familje e njohur me tradita atdhetare nga Kolonja. Ajo i meriton fjalėt gojėmbėl, njė zonjė e nderuar. Si pedagoge e matematikės e kam parė shpesh nė krah tė Stavrit, nė veprimtari tė ndryshme duke dhėnė njė ndihmesė tė veēantė nė pėrvetėsimin e gjuhės shqipe nga fėmijėt shqiptare.
Stavri dhe Merita, si miqtė e mi familjarė janė tė lumtur qė rrisin djalin e tyre, sa tė sjellshėm dhe tė zgjuar, student nė Universitetin e Selanikut, nė Shkencta Natyrore pėr Fizikė. Sė bashku me prindėrit e tij do ta gjesh deri nė orėt e vona tė mbrėmjes duke ndihmuar biznesin familjar.
Ndoshta jam i lumtur qė u njoha e u miqėsova me njė mik tė tillė, po kėshtu dhe krijuesit e Selanikut, shoqatat e shumė emigrantė. Ndėrsa fshati i tij ku lindi, Klishari, njė fshat i vogėl nė Dropullin e Sipėrm, ėshtė krenar pėr birin e tij. Dikur kisha shkruar: ... Stavri Dajo ėshtė njė bilbil qė di tė kėndojė aq bukur nė dy gjuhė.... Edhe sot i qėndroj me bindje fjalėve tė mia.
Dashnor Selimi
E Premte, 22 Janar 2010