E Merkure, 08 Shtator 2010



Pėrfaqėsues tė politikės dhe medias komentojnė iniciativėn e Papandreut

Integrimi i Ballkanit nė BE, brenda 2014-ės. Speciale nga ATSH

Edmond Prifti



Njė deklaratė inkurajuese pėr vendet e Ballkanit, nė Samitin e mbajtur nė Bruksel, duke propozuar “se kėto vende do tė bėhen anėtare tė BE-sė brenda vitit 2014”. Deklarata e parė e Papandreut ka qenė “nė shenjė simbolike” me 100-vjetorin e Luftės sė Parė Botėrore, ku nė njė mėnyrė spontane dhe tejet domethėnėse. Kryeministri dhe Ministri i Jashtėm grek, rikujtoi pėr ballkanasit fillim-shekullin e shkuar, kur pėr shkak tė njė incidenti shpėrtheu Lufta e Parė Botėrore dhe vendet e Ballkanit u bėnė skena tė tragjedisė botėrore. “Pas takimit tė Selanikut nė vitin 2003, kur u hodhėn themelet e zgjerimit me shtetet ballkanike, nė kėto vitet e fundit, rajoni ka humbur orientimin. Ne duam t’i japim njė dinamikė tė re, pa ulur standardet qė duhen plotėsuar, por duke reduktuar burokracitė, me qėllimin pėrfundimtar pėrfshirjen e Ballkanit nė BE, 100-vjet pas Luftės sė Parė Botėrore”, ėshtė shprehur mė tej, Papandreu.

Ndėrsa mė 4 Janar 2010 nė Beograd, Papandreu, duke iu referuar Maqedonisė, theksoi ‘’linjėn e kuqe’’ kombėtare. ‘’Presim qė Maqedonia tė na takojė nė gjysmė tė rrugės’’, u shpreh ai, duke theksuar se ‘’po kėrkojmė njė zgjidhje konsensuale’’ qė nuk do tė lėrė ‘’rajone gri’’ dhe ‘’burime tė mundshme tensioni’’.“Lidhur me kėtė ēėshtje ose do tė gjejmė njė zgjidhje tė pranueshme nga tė dyja palėt, duke punuar sė bashku nė frymėn e bashkėpunimit e duke ndihmuar popujt tanė qė tė afrohen me njėri-tjetrin, ose do tė vazhdojmė ta ripėrtėritim problemin, duke marrė qėndrime ekstreme dhe duke e bėrė retorikėn nacionaliste ushqimin tonė pėr politikėn e pėrditshme”, theksoi Papandreu.

Tė dy kėto deklarata tė kreut tė Qeverise Greke kanė ngjallur reagime nč lidhje me zhvillimet e e afėrta dhe tė perspektivės nė Rajon.





Komente

Bashkim Zeneli

Ish-ambasadori shqiptar nė Greqi, e ka vlerėsuar si “njė konstante pozitive” deklaratėn e Papandreut, veēanėrisht pas Samitit tė muajit qershor, ku sipas Zenelit, “Kryeministri grek Papandreu, luajti njė rol tė rėndėsishėm”. “Greqia”, ka vijuar mė tej ish-ambasadori, nė njė intervistė pėr ATSH-nė, “ka njė rol tė rėndėsishėm nė rajon, pėr ato vende qė aspirojnė tė pėrfshihen nė Bashkimin Evropian”. Nė se marrėdhėniet dypalėshe tė kohės, kur ish-Ministri i Jashtėm Jorgos Papandreu drejtonte qeverinė greke, kanė pasur progres, Bashkim Zeneli ka komentuar se “e ka njohur Kryeministrin aktual edhe pėrgjatė kohės kur ai ishte nė opozitė. Jorgos Papandreu ka pasur njė qėndrim konstant, duke e mbėshtetur Shqipėrinė dhe e ka quajtur atė si shtet aleat, ashtu si dhe mė parė, qeveria e z. Karamanlis, e cila erdhi nė fuqi nė vitin 2004”. Ndryshimin ndėr vite pėr emigrantėt shqiptarė, nė paralelizėm me situatėn e sotme tė kėtij komuniteti nė Greqi, Zeneli e ka komentuar se “ka pėsuar njė ndryshim radikal, duke u ndryshuar politikat e emigrimit, qofshin tė majtėt apo tė djathtėt qė kanė pasur fuqinė parlamentare nė Greqi, duke nxjerrė ligje efikase pėr ta”.

Nė lidhje me deklaratėn e fundit tė Papandreut, Zeneli tha pėr ATSH-nė se “ kjo deklarate nuk sjell ndonjė gjė tė re pėrveē njė gjuhe mė tė ashpėr qė pėrdoret nga kryeministri grek. Ėshtė fakt i njohur se pėr zgjidhjen e emrit tė Maqedonisė ka ndėrmjetėsuar dhe Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė. Mendoj se qėndrimet e tė dyja palėve kanė qėnė refraktare, si tė palės greke dhe asaj maqedonase. Por, pa njė zgjidhje tė emrit nuk mund tė ketė integrim tė rajonit tonė nė strukturat europiane, pasi ky ka qėnė njė rajon me probleme tė vjetra dhe tė reja. Ndaj mendoj se rruga e dialogut, tolerancės dhe e tėrheqjes nga pozicionet statike, me ndėrmjetėsimin edhe tė OKB-sė, do ta zgjidhte ēėshtjen.”



Vili Minarolli

Ambasadori shqiptar nė Athinė, Vili Minarolli, pėrmes njė interviste ekskluzive pėr ATSH-nė, e ka pėrgėzuar deklaratėn e kryeministrit Papandreu 1 javė pas marrjes sė postit tė Kryeministrit tė qeverisė greke, duke shtuar se “se vlen tė pėrmendet se periudha deri nė 2014, sipas propozimit tė zotit Papandreu, do tė jetė e mjaftueshme pėr tė gjithė kėto vende, qė tė plotėsojnė kuadrin ligjor tė anėtarėsimit nė BE dhe t’i vendosė kėto vende nė standardet politike, ekonomike e sociale tė kėrkuara nga BE”. Vili Minarolli tha gjithashtu se deklarata e fundit e Presidentit tė Greqisė, Papandreu nė fakt nuk ndryshon nė pėrmbajtje nga ajo e pėrfaqėsuesve tė tjerė tė lartė tė qeverisė dhe shtetit grek. Ftesa greke pėr palėn maqedonase nė vazhdimėsi ka qenė pėr gjetjen e njė zgjidhje tė pranueshme nga tė dy palėt nėpėrmjet bisedimeve dhe mirėkuptimit. Nė kėtė drejtim, nga pala greke janė bėrė propozime dhe pritet pėrgjigja nga pala tjetėr. Shpreh bindjen qė tė dy palėt do e arrijnė mirėkuptimin e kėrkuar.



Robert Goro

Pėr gazetarin dhe korrespondentin e BBC-sė nė Greqi, Robert Goro, duke marrė shkas dhe nga bisedat e tij me analistėt vendas, deklarata e parė e Papandreut bėhet “pasi ai e inkuadron lėvizjen e tij nė objektivin e rikthimit tė rolit udhėheqės qė kishte Greqia nė rajon pėrgjatė viteve 1999-2003, kur Kryeministri i tanishėm grek ishte Ministėr i Jashtėm”. Sipas korrespondentit tė BBC-sė “pėrcaktimi i vitit 2014, pėrveē simbolikės, nėnkupton edhe njė afat tė qartė kohor pėr vendet e interesuara, tė cilat, sipas zotit Papandreu, duhet qė brenda kėtij afati tė pėrmbushin gjithė detyrimet e tyre qė burojnė nga marrėveshja e stabilizim-asociimit”.Rastin e pėrfshirjes apo jo, brenda kėsaj deklarate tė fundme tė Papandreut nė “lidhje me ēėshtjen e emrit tė shtetit maqedonas”, Goro e ka komentuar se “Athina shpreson se caktimi i kėsaj ‘harte rrugore’ do tė shėrbejė pėr tė bindur edhe udhėheqjen maqedonase qė tė pranojė njė zgjidhje kompromisi nė ēėshtjen e emrit, njė ēėshtje qė Greqinė ‘e mundon’ prej mė se 20 vitesh”. Robert Goro e ka vijuar analizėn e tij “mbi Maqedoninė”, duke pėrmendur takimin e zotit Papandreu me kryeministrin Gruevski nė Samitin e Brukselit, “ku pavarėsisht se ishte mė sė shumti me karakter protokollar, dėshmon pikėrisht prirjen e Athinės pėr tė “thyer akullin”. “Vetė Papandreu, pėrgjatė fushatės elektorale, e kishte akuzuar qeverinė e Kostas Karamanlis se pėr shkak tė ēėshtjes sė emrit, kishin pezulluar ēdo kontakt tjetėr tė marrėdhėnieve Athinė–Shkup dhe se kur Papandreu si lideri i PASOK-ut do tė merrte qeverisjen, do t’i zhbllokonte kėto marrėdhėnie”, ka vijuar Robert Goro. Pyetjes nė se Greqia do tė vijojė tė jetė njė impakt i fuqishėm nė lobimin e kėtyre vendeve tė Ballkanit nė BE-sė, pėrpos njė deklarate, Goro, si njohės i mirė i situatės sociale dhe politike greke, e ka komentuar se “ende nuk ka asgjė konkrete nė kėtė drejtim.” Pėr korrespondentin e BBC-sė nė Greqi “Ballkani nuk ėshtė kaq i trazuar sa ē’ishte nė fillim tė kėtij shekulli. Bullgaria e Rumania janė anėtarėsuar tashmė nė BE, Kroacia dhe FYROM (kjo me ‘barrierėn’ e emrit), janė afėr anėtarėsimit, Shqipėria ėshtė anėtarėsuar nė NATO dhe sigurisht se ka progres nė rrugėn e integrimit evropian. Kosova ėshtė bėrė shtet i pavarur, Unioni Serbi-Mali i Zi nuk ekziston... “. Nė pėrfundim tė komentit tė tij tė zgjeruar nė lidhje me rolin e “avokatit mbrojtės” tė shtetit helen, “nė kushtet e kėsaj dinamike tė re, mendoj se Greqia nuk e ka kaq tė lehtė tė bėhet “lokomotiva” e rajonit, pasi secili vend ka tashmė trenin e lokomotivėn e vet. Megjithatė, mendoj se duhen pritur tė zbardhen detajet e iniciativės, kur do tė kemi edhe reagimet e vendeve tė rajonit, pėr tė krijuar njė ide mė tė qartė”.



Kim Mehmeti

Publicisti i njohur shqiptar ne Maqedoni, Kim Mehmeti, i pyetur nga ATSH se si e komenton kėtė deklaratė tė Kryeministrit grek tė bėrė pikėrisht nga Beogradi, ne lidhje me ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė, u shpreh se ”diplomacia greke ėshtė pragmatike. Ajo vepron sipas parimit tregoji armikut se ku e ke mikun. Kėshtu qė me kėtė deklaratė, Kryeministri grek do tė arrijė efekt tė dyfishtė: tė promovojė Beogradin si lokomotivė tė proceseve integruese euroatlantike tė kėsaj pjese tė Ballkanit dhe njėkohėsisht t’ia rikujtoj Shkupit se ku duhet tė drejtohet pėr ndihmė. Mbase nė tė ardhmen duhet pritur dhe mė shumė ndihmė promovuese qė Athina do ia ofrojė Beogradit. E tėra kjo, njėkohėsisht tregon se problemi greko-maqedonas i kthehet origjinės sė vet: shtrihet nė djepin ballkanik dhe bėhet gjithnjė e mė shumė pjesė e lojrave politike tė Ballkanit. ”Ndėrsa pyetjes se ēfarė ndikimi do tė ketė dhe a do tė mund tė tensionojė situatėn kjo deklaratė nė zhvillimin e ngjarjeve nė rajon, Mehmeti iu pėrgjigj se “kjo deklaratė ndoshta nuk do e tensionojė situatėn nė rajon, por gjithsesi paralajmėron ri-rreshtime tė reja nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Mbase edhe nė ato ri-rreshtime nuk do ketė befasi: do sforcohen miqėsitė e dikurshme, si pėr shembull ajo greko-serbe. Dhe nė Ballkan, jo vetėm njėherė miqėsitė janė lidhur sipas parimit: armiku i armikut tim, ėshtė miku im. Dhe personalisht mendoj se Serbia dhe Greqia, gjithnjė e mė shumė, do luajnė lojė tė pėrbashkėt ndaj fqinjėve tė vetė, posaēėrisht ndaj Maqedonisė, duke e vlerėsuar drejt se ky shtet kalbet nga brenda dhe se koha punon pėr ta. Nė tė vėrtetė, problemi parėsor i Maqedonisė nuk ėshtė si ajo ta zgjidh kontestin e emrit me Greqinė, po si tė arrijė barazpeshė ndėretnike, si tė barazojė ėndrrėn maqedonase dhe atė shqiptare pėr Maqedoninė. Greqia dhe Serbia do presin edhe pak kohė tė shohin se si do ecė Maqedonia mbi telin e hollė tė marrėdhėnieve tė brishta ndėretnike.”Nė pėrgjigje tė pyetjes se si ėshtė pritur nga politika e zyrtarėve tė Shkupit kjo deklaratė, publicisti Mehmeti u shpreh se “propozimet qė vijnė nga Beogradi, Shkupi i pret gjithmonė, ashtu siē pret vėllau i vogėl lajmet qė ia pėrcjell vėllau i madh. Maqedonia ende ėshtė nėn ndikim tė madh politik dhe ekonomik tė Beogradit. Kėtė e di edhe Athina. Maqedonia me shumēka ende ėshtė njė “Serbi e dytė”. Strukturat shtetėrore maqedonase boshtin kurrizor ka atė tė dikurshmin tė shkollės sė Beogradit. Ndaj, ajo qė thotė Beogradi, shpejt bėhet realitet nė Shkup. Nė Maqedoni, strukturat proserbe janė thellė tė rrėnjosura nėpėr institucionet shtetėrore. Mjafton tė shihni mediat e kėtushme dhe ta keni tė qartė se mbi cilat struktura politike mbėshteten pushtetarėt aktualė tė Maqedonisė. Mjafton tė analizoni politikėn antishqiptare tė disa strukturave shtetėrore qė ta kuptoni se Maqedonia ende ėshtė shtet ekperimental, se ekperimenti i qujtur “Maqedoni multietnike” ende ėshtė nė fazėn laboratorike.”



Sabri Godo

Politikani Sabri Godo shprehet se “mė duket njė deklaratė me mend kjo qė thotė z. Papandreu. Me tė vėrtetė u tejzgjat kjo ēėshtje dhe i ka sjellė probleme serioze Maqedonisė, nė radhė tė parė lidhur me integrimin. Tani ėshtė koha qė, sipas mendimit tim, qeveria e Maqedonisė duhet tė tregohet mė e hapur qė tė arrihet nė njė zgjidhje. Propozimi i Papandreut ėshtė njė kėrkesė e arsyeshme. Duhet zgjedhur njė nga tė dyja: ose do tė vazhdohet kėshtu, tė flitet folklori nacionalist

vetėm pėr interesa aktuale elektorale, ose do tė ecet drejt sė ardhmes pėr njė bashkėpunim mė tė mirė ndėrmjet kėtyre dy vendeve fqinje dhe drejt integrimit tė Maqedonisė nė NATO dhe BE. Deklarata e Papandreut mė duket e arsyeshme dhe ka atė pjekuri politike qė kėrkon zgjidhja e kėtij problemi.”



Shpėtim Idrizi

Politikani Shpėtim Idrizi, qė mbron te drejtat e komunitetit ēam, tha pėr ATSH-nė se “uroj qė deklarata e Papandreut nė lidhje me ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė, tė mos bėhet asnjeherė pjesė e axhendės politike tė Athinės zyrtare. E vetmja rrugė e zgjidhjes sė kontradiktave tė tilla, me sfond historik e me simbolikė tė ndjeshme, ėshtė rruga e dialogut. Ballkani ka vuajtur shumė nė tė shkuarėn nga fantazmat nacionaliste dhe shovinizmi dhe nga njė retorikė qė evokon ato kohėra do tė ishte jo vetėm e papranueshme, por edhe donkishoteske. Jam i bindur qė jetojmė nė njė kohė tjetėr, ku nė axhendėn e vendeve te Ballkanit janė intergimi rajonal, integrimi ekonomik e aspirata mė e afėrt, integrimi nė BE.”



Vangjel Dule

Kryetari i PBDNJ, deputeti Vangjel Dule tha pėr ATSH-nė se “ qė nė vitin 2003, Jorgos Papandreu, me cilėsinė e Ministrit tė Jashtėm tė Greqisė dhe njėkohėsisht tė Kryetarit tė Kėshillit tė Ēėshtjeve tė Pėrgjithshme tė Bashkimit Europian, ka qenė frymėzues i Iniciativės sė Selanikut, qė ka hapur pėrfundimisht rrugėn e integrimit tė plotė tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor nė BE.” Dule shtoi se “me ardhjen nė pushtet vjeshtėn qė shkoi, njė ndėr iniciativat mė domethėnėse dhe mė ambicioze qė Papandreu ndėrmorri nė kuadrin e politikės sė jashtme sė Greqisė ėshtė integrimi i tė gjitha vendeve tė Ballkanit Perėndimor nė BE nė vitin 2014.”Dule tha se “kėto deklarata tė Papandreut janė nė kuadėr tė njė marrėdhėnieje tė re dypalėshe dhe shumėpalėshe midis vendeve tė rajonit, larg aspekteve negative tė trashėgimisė historike tė mbėshtetura nė vlerat mbizotėruese nė familjen europiane tė paqes, sigurisė, bashkėpunimit dhe mirėqėnies”.







- Mė 27 Nėntor, tre Kryeministrat Papandreu, Berisha dhe Gruevski nėnshkruan njė deklaratė tė pėrbashkėt pėr mbrojtjen e Parkut tė Prespės dhe pėr zhvillimin e qėndrueshėm tė tij.-Kryeministrat Papandreu, Berisha dhe Gruevski angazhohen pėr shndėrrimin e Parkut tė Prespės nė shembull tė suksesit tė politikave mjedisore dhe destinacion turistik pėr mbarė rajonin e mė gjerė, si dhe tė punojnė sė bashku pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm nė pėrputhje me politikat pėr ruajtjen e mjedisit.Ky takim, sipas mediave, shėrbeu dhe njėherė si tregues i marrėdhėnieve shumė tė mira e miqėsore dhe i bashkėpunimit tė tre vendeve nė shėrbim tė paqes, zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik, integrimit tė mėtejshėm rajonal dhe integrimit tė shpejtė tė Shqipėrisė dhe Maqedonisė, si dhe vendeve tė tjera tė Ballkanit Perėndimor nė BE, nė dobi tė sė mirės dhe progresit tė tre vendeve dhe prosperitetit tė qytetarėve tė tyre. Berisha dhe Gruevski e falėnderuan pėrzemėrsisht Papandreun pėr inicimin e kėtij takimi, i cili u zhvillua nė 10 vjetorin e deklaratės sė pėrbashkėt tė tre kryeministrave nė 2 shkurt tė vitit 2000 pėr Parkun e Prespės. Tė tre u shprehėn se ky takim i shėrben forcimit tė marrėdhėnieve shumė tė mira miqėsore mes tre vendeve dhe popujve fqinjė dhe miq, edhe ėshtė njė kontribut mė tepėr nė shėrbim tė forcimit tė paqes, miqėsisė dhe bashkėpunimit mes tre vendeve dhe popujve, por edhe mbarė rajonit. Duke e falėnderuar Kryeministrin Papandreu pėr nismėn e qeverisė greke pėr tė vendosur njė afat pėrfundimtar kohor pėr integrimin e vendeve tė Ballkanit Perėndimor nė BE deri nė 2014, nė pėrputhje me axhendėn e Samitit tė Selanikut, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Gruevski vlerėsuan gjithashtu se “ky takim, njė shembull i ndėrveprimit dhe bashkėpunimit tė ngushtė rajonal, do tė sjellė njė kontribut tė ri nė pėrshpejtimin e pėrpjekjeve tė pėrbashkėta pėr integrimin e kėtyre vendeve nė BE.” Papandreu i siguroi dy Kryeministrat se Greqia do tė vazhdojė tė mbėshtesė fuqishėm pėrpjekjet e dy vendeve fqinje pėr integrim sa mė tė shpejtė nė BE. Tė tre kryeministrat u angazhuan pėr tė vazhduar bashkėpunimi e ngushtė mes tre vendeve, por edhe mė gjerė nė rajon, pėr tė zhvilluar edhe mė tej bashkėpunimin ekonomik, nė infrastrukturė, tė energjisė sė gjelbėr, nė bujqėsi dhe pėr tė punuar ngushtėsisht sė bashku pėr tė promovuar edhe mė tej integrimin rajonal dhe ecurinė pėrpara tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor drejt projektit tė integrimit evropian nė pėrputhje me frymėn dhe objektivat e axhendės sė Selanikut. Gjithashtu, tė tre Kryeministrat ranė dakord tė bashkėpunojnė pėr nxitjen e investimeve tė ndėrsjella dhe tėrheqjen e investimeve nga BE, por edhe nga fonde tė tjera, nė fushėn e politikave tė ruajtjes sė mjedisit dhe projekteve ‘tė gjelbra’.



E Premte, 22 Janar 2010










© Copyright 2003 - 2010  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP