
Ėshtė njė parti e re, qė peshėn kryesore e mori gjatė zgjedhjeve tė fundit parlamentare nė Maqedoni. Demkoracia e Re, qė mban emrin e njė partie greke gjatė zgjedhjeve presidenciale tė vitit tė kaluar u paraqit me kandidatin e saj, njėkohėsisht kryetarin e partisė, Imer Selmani, qė nga shumė kėtu u konsiderua si Obama i Maqedonisė pėr shkak tė faktit se ai si shqiptar, mund tė ishte presidenti i ardhshėm i vendit. Pati njė mbėshtetje tė konsiderueshme nė elektorat, si nga votuesit shqiptarė tė zhgėnjyer nga skena politike shqiptare, ashtu edhe nga elektorati maqedonas. Por jo tė mjaftueshme pėr tė bėrė realitet fenomenin Obama pėr Maqedoninė.
Demokracia e Re (DR) ėshtė njė parti e opozitės nė bllokun shqiptar, e dalė nga njė fraksion i Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH), tė udhėhequr nga Menduh Thaci. Drejtuesit e saj, mandatet e deputetit i kanė fituar nė kohėn kur ishin me PDSH-nė, dhe tė njėjtėt kanė mbajtur poste tė rėndėsishme nė ekzekutiv ose legjislativ gjatė kohės kur PDSH-ja ishte nė pushtet. Vetė Imer Selmani ka qėnė zėvendės kryeministėr dhe ministėr i shėndetėsisė, nė qeverinė e fundit tė koalicionit VMRO DPMNE tė kryeministrit Nikolla Gruevski me PDSH-nė.
Partia gjithsesi nė zgjedhjet lokale, nuk u paraqit ashtu sic pritej me ndonjė fitore tė madhe. Partitė dominuese nė skenėn politike shqiptare nė Maqedoni, Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) dhe PDSH, ndanė mes tyre komunat mė tė rėndėsishme. Pas gjithė kėtyre proceseve politike dhe pas vendimit tė votuesve pėr dhėnien e njė vendi DR-sė nė skenėn politike, kjo parti vendosi tė mbajė kongresin e saj dhe gjithashtu tė zgjidhte figurat drejtuese. Uniteti i kėsaj partie kėtu filloi tė shkatėrrohej.
Nė kuvendin e partisė, qė u zhvillua javėn e kaluar nuk morėn pjesė tė gjithė anėtarėt. Nga gjithsej 114, nė mbledhjen e kuvendit ishin 85 anėtarė. Por pavarėsisht kėtij fakti, nė kuvendin e DR-sė u zgjodhėn disa nga organet drejtuese tė partisė. Kėshtu pėr kryetar tė kėshillit qendror, u zgjodh Kastriot Haxhirexha. Njėkohėsisht u zgjodh edhe kėshilli drejtues i partisė. Juristi Xhevir Imeri, profesorja e Universitetit tė Europės Juglindore, Mirjana Sejdini dhe deputetėt Flora Kadriu e Abedin Zymberi janė katėr nėnkryetarėt e rinj tė DR-sė. Ndėrkohė Fatmir Etemi do tė jetė sekretar organizativ, ndėrsa dy deputetėt e tjerė Sulejman Ruishiti dhe Besim Dogani do tė udhėheqin sekretariatin pėr punė tė jashtme dhe pėr zbatimin e marrėveshjes sė Ohrit. Por nė kėtė kuvend pati edhe heqje nga partia. Kėshtu u pėrjashtuan nga partia katėr anėtarėt e kėshillit qendror: Adnan Azizi, Skender Rexhepi, Bilall Kasami dhe Nuriman Tefiku. Kėta persona, sipas kryetarit tė partisė Imer Selmani, janė larguar pasi kanė punuar nė kundėrshtim tė interesave dhe statutit tė partisė. Ndėrsa tė pėrjashtuarit thonė se me qėllim nuk janė kandiduar pėr postet e larta nė parti.
Kuvendi, qė zgjodhi edhe strukturat, erdhi pas njė vale largimi tė disa degėve tė kėsaj partie. DR-ja qė nė krijimin e saj ka pasur njė marrėdhėnie jep-e merr me PDSH-nė. Fillimisht kur u krijua, synoi tė merrte njė pjesė tė konsiderueshme tė anėtarėsisė sė partisė sė Thacit, ndėrsa tani kjo pjesė e transferuar tek DR-ja, kalon nė PDSH. Dorėheqjet nga DR-ja i arsyetojnė me pėrjashtimin e 4 anėtarėve themelues tė DR nė mėnyrė arbitrare dhe nė kundėrshtim me statutin dhe mbajtjen e kuvendit tė kėshillit qendror, qė sipas tyre ka qėnė nė mėnyrė jo legjitime. Ata kanė njoftuar se aktiviteti i tyre do tė vazhdojė nė pėrputhje me vendimet e marra nga trupi koordinues i mandatar nga 15 kėshillat komunal tė Demokracisė sė re.
Vetė Selmani thotė se partia po ecėn nė rrugė tė mbarė dhe nuk i kanoset kriza e brendshme.
Nė parti ka rend, ka statut, ka procedura, nė parti nuk lejohen shantazhe, kėrcėnime, a sė paku lejohet qė njė grup joformal i sėmur ė pėr ambicie tė veta personale tė shantazhojė njė parti tė tėrė. Kėshtu qė ėshtė njė proces i vetė largimit tė atyre qė nuk e gjejnė vetveten nė Demokracinė e Re. Ēdokush i cili do tė shkel procedurat, statutin dhe programin e partisė, me vet faktin se shkel do tė largohet nga partia shumė qartė. Ēdokush i cili do tė jap kontributin nė parti, tėdėftohet me ide, me iniciativa, do tė marrė vendin mė tė merituar dhe vendin mė tė lartė nė strukturat dhe hierarkinė e partisė. Ēdokush i cili lodhet, dėshpėrohet ėshtė shumė normale tė largohet dhe tė pushojė pak, argumentoi Selmani.
DR tashmė ka krijuar edhe qeverinė nė hije qė ka njė axhendė tė cilėn duhet ta ndjekė pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė shqiptarėve nė Maqedoni, por edhe pėr hapjen e rrugės pėr integrimin e vendit nė strukturat euro-atlantike. Nė tė njėjtėn kohė cdo ditė vazhdon ikja e anėtarėve drejt PDSH-sė.
E Premte, 22 Janar 2010