
Javėn e fundit njė tėrmet i fuqishėm (7,6 ballė i shkallės rihter), goditi shtetin mė tė varfėr tė botės, Haitin. E shkatėrroi krejt kryeqytetin, si nė njė katastrofė biblike pothuajse, duke vrarė rreth 100 mijė njerėz. Burime tė ndryshme informimi flasin pėr shifra tė frikshme tė vrarėsh, qė lėvizin nga 100-500 mijė njerėz, tė cilėt, nė pjesėn mė tė madhe kanė mbetur nėn rrėnojat e ndėrtesave edhe nė momentin qė po shkruhen kėto rreshta.
Lajmi qė u emetua nėpėrmjet agjencive tė lajmeve shokoi botėn, e cila menjėherė u vu nė njė solidaritet tė jashtėzakonshėm nė pėrkrahje tė njerėzve tė kėtij ishulli tė largėt, tė izoluar dhe tė varfėr, qė ishin dhe mbetėn mė nė nevojė se kurrė. Tė parat, si kurdo nė ngjarje tė tilla qė kėrkojnė ndėrhyrje humanitare, ishin ShBA-tė.
Mė tej edhe shtete tė tjera evropiane, apo dhe Kanadaja, Brazili, etj., krijuan edhe aleancėn mė tė madhe qė do tė kryejė operacionet e kėrkim-shpėtimit dhe qė pas fazės sė parė tė emergjencės, do tė qėndrojė nė vend, sipas burimeve nga njė agjensi Franceze.
Pra do tė qėndrojė edhe nė fazėn e dytė, atė tė rindėrtimit dhe ringritjes sė Haitit, kur bashkė me shtetet e tjera qė u mobilizuan nė grumbullimin dhe dėrgimin e ndihmave u rreshtua edhe Shqipėria.
Ndėrkohė, dy ish-presidentė amerikanė, pikėrisht Bill Klinton dhe Xhorxh W. Bush, nė njė marrėveshje tė menjėhershme ngritėn njė fondacion pėr grumbullimin e ndihmave nė mjete financiare dhe materiale, nė ndihmė tė banorėve tė Haitit. Ky fondacion pranon donacione edhe nėpėrmjet internetit dhe premton qė ti pėrdorė mjetet e grumbulluara nė vlerėn 100%, menjėherė e drejtpėrsėdrejti nė terren (thotė njė burim), aty ku kryhen operacionet e kėrkim-shpėtimit tė njerėzve, nėn rrėnoja. Organizmi mė i ri, derivat i bashkėpunimit model tė dy personaliteteve tė nderuara qė u quajt pa mėdyshje Clinton Bush Haiti Fund, jo vetėm qė u themelua nė njė kohė rekord, por edhe operon si njė strukturė e rėndėsishme nė operacionet e fazės sė parė tė kėrkim-shpėtimit.
Paralelisht, ndoshta dy javė mė parė se tė ndodhte shkatėrrimi i Haitit, njė pėrmbytje me pėrmasa kolosale, qė i afrohej atyre pėrmbytjeve qė na i bėn tė njohura vetėm rrėfimi nė Bibėl, ndodhi edhe nė Shqipėrinė veriore. Dy rrethe nė veriperėndim tė vendit tė varfėr Europian, Shkodėr dhe Lezhė, u fundosėn tė asfiksuara nėn ujin e ftohtė qė lėshuan kaskadat e HEC-eve tė lumit mė tė madh tė vendit qė ushqen tre hidrocentrale tė tjerė. Kanė ndodhur dy fenomenet mė tė rrezikshme tė natyrės, (mungon vetėm zjarri), qė me sa duket qenka, nė veēanti kundėr shteteve me popullsi tė varfėr dhe qė grupe tė konsiderueshme shoqėrore jetojnė nė mjerim tė vėrtetė. Njė rrethim dhe izolim i vėrtetė uji, qė ende vazhdon edhe pse po bėhen tri-katėr javė, prej katastrofės.
Qė gjatė orės sė parė, madje qė prej minutit tė parė, kur nga organet qeveritare u dha alarmi se ndodhemi nė situatė katastrofe, dy krahėt politikė, si dy forcat kryesore politike nė vend, PSdhe PD, filluan invazionin (ashtu si dhe uji), kundėr njėra-tjetrės. U ndanė duke vazhduar, pa u merakosur luftėn politike tė akuzave tė ndėrsjellta. PS-ja i thoshte kryeministrit: Mbyll ujin dhe hap kutitė nė mos, largohu!.
PD-ja, si forca qė qeveris vendin, nė koalicion me LSI-nė, qė nga shefi i qeverisė, e deri tek zyrtari i thjeshtė filluan tė pėrsėrisnin si nė njė kor se pėrmbytja erdhi nga natyra dhe se fenomene tė tilla ndodhin njėherė nė njėqind vjet apo edhe mė shumė dhe broēkulla tė kėsaj natyre.
Pas njė apo dy ditėsh nga fillimi i pėrmbytjes, (fenomeni i tretė, kur qeveria u kujtua se nuk ka strukturė pėr emergjenca civile), qeveria i bėri thirrje komunitetit ndėrkombėtar pėr ndihmė tė specializuar, kur ajo e di shumė mirė se ēfarė potencialesh ka, ēfarė strukturash zotėron pėr situata emergjente, qoftė pėr pėrmbytjet, qoftė pėr zjarret apo mos e dhėntė zoti, pėr tėrmetet.
Pse nuk shkon tė lypė qė nė momentin e parė, por e le punėn deri sa tė shkojė nė kufijtė e shpėtimit. Kjo e gjitha ėshtė njėra anė e ngjarjes dhe ndoshta ėshtė njė temė tjetėr, qė do trajtuar. Kėsisoj, PD dhe PS, kishin rastin mė tė mirė qė tu dėshmonin shqiptarėve, se politikės i kanė hyrė jo thjesht pėr interesa xhepi e qejfi, por sepse e duan vendin e tyre dhe tonin. Sė bashku me vendin, duan edhe qytetarėt, jo vetėm kur ata janė mirė, por edhe nė kohė krize,dhe fatkeqėsie. Gjė qė pėr fat tė keq, nuk ndodhi.
Dhe vini re: Kryeministri, refuzoi nė mėnyrė absolute bashkėpunimin qė i ofroi opozita. Ky ėshtė kulmi i ironisė dhe i mjerimit kulturor, intelektual, shoqėror, politik etj...
Dy ish-presidentėt amerikanė, (sado qė kanė pasė edhe ata konfliktet e tyre politike), sapo u emetua lajmi i fatkeqėsisė qė kishte ndodhur nė Haiti, i telefonuan njeri-tjetrit dhe nisėn mbledhjen e fondeve, pėr tė ndihmuar njė shtet tjetėr, jashtė dhe larg vendit tė tyre. Ata edhe sot vazhdojnė tė sensibilizojnė njerėzit, organizatat,shoqėritė dhe sipėrmarrjet pėr tė ofruar pėrkrahje.
Kjo ėshtė demokracia Amerikane. Prandaj e ėndėrron bota pikėrisht atė. Edhe ne gjithashtu!...
Pse nuk e bėnė njė gjė tė tillė edhe dy liderat e politikės sonė nė Tiranė? Qė nga 90-a e mbrapa, 4-5 njerėz kanė qenė ata qė kanė qeverisur Shqipėrinė. Por, ku janė sot?
Nuk e di ku janė sot, por di njė gjė tjetėr! Ata kanė biznese qė iu sjellin fitime marramendėse. Nuk i kanė tė trashėguara, por i kaluan mbi vete dhe familjet e tyre vetėm me njė firmė, ndėrkohė qė qeverisnin Shqipėrinė. Dhe pjesėn tjetėr tė kohės e shpenzojnė pėr orgji.
Pėr ata, Lopa e politikės i ka liberalizuar edhe vizat pėr tė udhėtuar edhe paratė pėr tė shpenzuar.
Po ta lypė interesi i lojės sė poshtėr, prapaskenave pėr njeri-tjetrin, ata do tė shfaqen pėr tė bėrė komplotin e radhės. Vetėm nė rastet kur duan tė groposinpolitikisht tė piketuarin e radhės, zakonisht atė qė i konkurron nė pasuri, ata shfaqen misteriozisht, si nė baladėn eKostandinit dhe Doruntinės vijnė prej thellėsisė sė misterit tė tyre.
Ashtu siē ka ndodhur gjithmonė nė Haiti, deri nė ditėn e fatkeqėsisė, ku shoqėria ka qenė nė konflikt tė hapur me klasėn politike. Tek ne ka ndodhur qė klasa politike tė ketė pasur njė konflikt tė dyfishtė apo tė trefishtė. Pikėrisht pėr kėtė, sot kemi tė tillė mjerim qė ka kapur pėr fyti shtresat shoqėrore.
Dy ish-presidentėt amerikanė kanė dhėnė jo pak nė zhvillimin dhe prosperitetin e ShBA-ve. Por ata kanė dhėnė edhe kontribut tė shquar kudo nėpėr botė, atje ku ka patur dhe ka vatra lufte, konflikte sociale apo ndėrsociale, atje ku ka fatkeqėsi natyrore, epidemi, etj. E prandaj ata, sot edhe mund tė mos ndėrmerrnin asnjė hap, asnjė inisiativė, pasi i kishin dhėnė epokės sonė.
Prandaj, vetėm nė njė demokraci tė tillė, si ajo amerikane mund tė ketė ndjeshmėri kaq tė lartė humane.
Edhe Shqipėria nė ballkan, mund tė ishte njė shtet me pozita dominuese lideri. Por, po tė ishte ndryshe. Po qe se vėrtet,Shqipėria do tė ishte bėrė ashtu siē ėndėrronim nė vitet e para, pas daljes nga diktatura, njė shtet demokratik, me potenciale ekonomike, kulturore, politike etj...
Por, nuk ka ndodhur asgjė nga kėto dhe prandaj nuk ecėn as imagjinata e as pėrfytyrimi, sado optimist tė hiqesh.... Ndėrkaq, modeli i bashkėpunimit midis kundėrshtarėve politikė, nė cilatdo nivele tė saj, nuk ėshtė as shpikje e re nė botė,dhe as e panjohur nė Shqipėrinė postkomuniste.
Pavarėsisht se, ngjarjet e mėsipėrme ndodhėn njėkohėsisht nė dy vende tė ndryshme, modeli pilot amerikan, i trajtuar mė lart, nuk synon as tė krahasohet dhe ca mė pak ti kundėrvihet modelit tonė shqiptar. Ai i amerikanėve ėshtė njė institucion moral, i kultivuar i klasės politike dhe i adaptuar edhe si model shoqėror,qė nė bashkėegzistencė dhe mirėkuptim traditash, kombesh, racash, fisesh, ngjyrash, famujsh, emblemash, stemash, distinktivėsh, dėshirash etj.,etj., ka dhėnė rezultate tė mira...
Mė sė fundi ėshtė njė model, qė e ka treguar me fakte reale, se i vlen njerėzve qė i ka mbytur uji, i ka djegur zjarri, i ka vrarė predha, i ka izoluar bora, aksidenti, epidemia, sėmundja, varfėria, mjerimi etj., etj. Pra, i vlen shoqėrisė dhe jo demagogjisė.
bashaagim@hotmail.com
E Premte, 22 Janar 2010