E Merkure, 08 Shtator 2010



Poligoni i JAVES

Robert Goro

Legjenda e futbollit shqiptar, Panajot Pano i ka mbyllur sytė larg atdheut, nė SHBA, prej nga do tė bėjė fluturimin e fundit, pėr t’u prehur nė gjirin e tokės qė e lindi. Fjalėt nuk kanė vlerė pėr tė shprehur ndjenjat e miliona shqiptarėve, sidomos tė atij brezi qė u rrit e borohoriti “Pano, Pano”, qoftė nė ndeshjet e Partizanit, qoftė nė ato tė kombėtares. Ndėrkohė, mėsohet se kryeministri e ka shpallur ditė zie kombėtare ditėn e varrimit tė Mjeshtrit. Tė mė ndjeni, por mė duket ca si i ekzagjeruar ky vendim, pavarėsisht se ndokush mund tė ketė argumenta tė mjaftueshme qė e kundėrshtojnė mendimin tim modest. Ky vit e atė qė vinė menjėherė pas tij, do tė na “marrin”, objektivisht, shumė prej emrave tė shquar tė sportit e tė artit, qė tashmė kanė arritur nė atė moshė qė “I madhi atje lart po u thėrret emrin”. Nėse pėr secilin do tė shpallej zi kombėtare, druaj se do tė hyjmė nė njė periudhe tė pėrhershme morti, qė s’ka pėr ta gazmenduar as entusiazmi i kryeministri dhe as kushtrimet bojkotuese tė shefit tė opozitės...



Partia mbi tė gjitha...

Ose deputetėt potencialė...

Afrimi i marsit, kur skadon afati 6-mujor pėr betimin e fituesve tė mandatit tė deputetit tė Partisė Socialiste (apo nė daēi quajini deputetė potencialė, pasi deputetė nuk janė akoma, pėrderisa nuk kanė krye betimin), po afron dhe shumė prej tyre kanė filluar seriozisht tė mendojnė pėr hyrjen nė sallėn e parlamentit. Madje 4-5 kanė “fiksuar” edhe datėn se kur do tė bėhet kjo: mė 6 mars, nė mos gaboj.

Njė pjesė tjetėr, siē na u shpreh njeri prej tyre, mik i gazetės, duan tė futen nė parlament, por nuk mund tė shkelin vendimin e Partisė. Kjo mė sjell ndėrmend atė thirrjen-urdhėr qė shumėkush mund ta ketė harruar: “Partia mbi tė gjitha”, qė na mėsonte Enveri e Ramizi.

Por kėta zonja e zotėrinj duhet ta dinė se mbi tė gjithė ėshtė Shqipėria dhe Populli, qė u dha votėn pėr t’i pėrfaqėsuar nė parlament e jo pėr t’u endur rrugėve e kafeneve tė Tiranės.

“Zonja e fortė” e PS, Valentina Leskaj, paska thėnė tash se fundi se pėr ēėshtjen e bojkotit do tė vendosė grupi parlam,entar. Mirėpo, si mund tė ketė grup parlamentar, kur nuk ka deputetė. Pse e thamė, deputet quhesh vetėm kur betohesh. Kjo ėshtė kaq elementare, saqė edhe kur kryenim shėrbimin ushtarak, gjatė muajve tė karantinės na emėrtonin “rekrutė” dhe vetėm pasi bėnim betimin, merrnin emrin e lavdishėm Ushtar...



Nė njė sondazh tė ditėve tė fundit, 11% e grekėve bėjnė pėrgjegjės pėr situatėn e rėndė ekonomike qeverinė aktuale tė PASOK-ut, 53% qeverinė e Demokracisė sė Re qė ishte nė pushtet deri mė 4 tetor, dhe 35% fajėsojnė gjithė qeveritė e 20 viteve tė fundit nė Greqi.

Pra, rezulton se fajin pėr kėtė katandi tė palakmueshme e kanė vetėm qeveritė dhe politika. Askush nuk e ēoi ndėrmend tė pyeste: po vetė grekėt a kanė faj? Pėrgjigjja do tė ishte sigurisht jo, pse bashkėqytetarėt tanė, ashtu si gjithė ballkanasit e kėrkojnė shkaktarin e sė keqes gjithmonė jashtė vetes. Por harrojnė, bie fjala se korrupsionin janė vetė qytetarėt qė e ushqejnė; harrojnė se sistemi i sigurimeve po faliemton, ngaqė grekėt u mėsuan mos t’u paguajnė ensimat emigrantėve dhe u pėlqeu kaq shumė kjo sa qė filluan mos t’ua paguajnė edhe grekėve. Harrojnė, tek e fundit atė fjalėn e urtė greke qė thotė “si tė shtrosh, ashtu do tė flesh”...



Fermerėt grekė kanė bllokuar pjesėn veriore tė vendit e kėrcėnojnė ta shtrijnė bllokimin edhe nė zonat e tjera tė Greqisė, nė rast se qeveria nuk u jep subvencionet qė (fermerėt thonė se) u takojnė. Papandreu ua bėri ta qartė se nuk ka asnjė dysh dhe se edhe po tė marrin subvencione, ato do tė jepen drejtpėrdrejtė nga Bashkimi Europian e pasi tė verifikohen projektet. Pikėrisht kėtė, pra verifikimin, nuk duan fermerėt. Sepse disa vjet mė parė morėn miliona euro si subvencione e nė vend qė t’i investonin nė rritjen e dhe llojshmėrinė e prodhimit, ndėrtuan vila luksoze pėr vete e pėr fėmijtė e tyre. Dhe, sapo u futėn nė shtėpitė e reja, dolėn pėrsėri rrugėve duke kėrkuar... subvencione.

Mirėpo, kur ekspertėt e Bashkimit Europian panė se ku kishin pėrfunduar subvencionet, e ēuan ēėshtjen nė gjyq dhe gjykata e Komuniteteve Europiane e detyroi qeverinė qė tė kthente gjithė shumėn e subvencioneve, plot 700 milionė euro...



Hidėr Bucin e njeh shumėkush. Luftėtar i flaktė pėr tė drejtat e emigrantėve, ai ishte iniciator i pjesėmarrjes sė emigrantėve shqiptarė nga Greqia nė festimet pėr shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės nė Prishtinė. Pastaj shkoi nė Shqipėri ku qėndroi pėr njė periudhė gati njėvjepare dhe themeloi Unionin e Emigrantėve Shqiptarė, me lidhje nė tė gjithė botėn. Tashmė ka ardhur pėrsėri nė terrenin e vet tė njohur nė Greqi, me merakun e bashkimit tė shqiptarėve, si njė bashkudhėtar tė pėrhershėm tė tij. Kėsaj here kėtė merak e ka shprehur nė vargje tė ndjera dhe Poligoni i jep hapėsirė, duke iu bashkuar shqetėsimit tė autorit, dhe duke theksuar se ndoshta tani ka ardhur koha qė Lidhja e Federata tė bashkohen vėrtet, ashtu siē kanė dėshmuar nė jo pak raste se mund ta bashkėrendojnė punėn e tyre.



Nė tė djathtė Lidhja,

Majtas Federata!

Nė njė cep bishti,

Nė tjetrin sėpata!



Nuk pritet lisi po s’qenė tė bashkuar.

Pėrse na shqiptarėt, na kanė mallkuar?

Ēfarė i bėmė zotit, qė na le tė ndarė,

Europa - e jona, por s’don me na parė...



T’i doni partitė dhe t’i respektoni,

Jepjani votėn asaj qė doni,

Po kur ėshtė puna pėr tė drejtat tona

Ndarjen e pėrēarjen s’duhet ta lejoni!



Me sharje e sherre u bėm’ gazi i botės,

Por ne jemi ilirė, tė parėt e Europės,

Sapo kthejmė shpinėn tė huajt na pėrqeshin

“Shqiptarėt, tė pabesė, tradhtojn’ njeri-tjetrin”...



Mos u shit pėr pare, euro e dollarė,

Pse vetėm i huaji, ty tė don tė ndarė.

Pa shikoni botėn, tė bashkuar janė,

Greqia, Serbia, sė vėllai me vėllanė.



A s’shikoni grekėt? S’e shesin flamurin,

Mbajnė njeri tjetrin, si burri me burrin,

Kur kanė njė ēėshtje tė madhe kombėtare,

Bashkohen si grushti, pa parti fare!



Shqiptarė, pėr karrige dhe pėr politik’

Shitemi pėr dy groshė, vėllait i themi “Ik!”.

Bashkohu, moj Lidhje, dhe ti Federatė,

Nuk do tė merrni tituj, as pare dhe grada!



E Premte, 22 Janar 2010










© Copyright 2003 - 2010  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP