Bushati në Athinë: Dekreti Mbretëror i 1940-s për ligjin e luftës me Shqipërinë duhet të shfuqizohet

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Athinë, ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati ishte i ftuar nga Fondacioni grek për Politikën e Jashtme dhe Evropiane (ELIAMEP) për të diskutuar mbi rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke në kontekstin aktual. Të ftuar në aktivitet ishin përfaqësues të Trupit Diplomatik në Greqi, studiues, gazetarë dhe njohës të raporteve dypalëshe.

“Do të kërkoj mirëkuptimin tuaj për t’i thënë gjërat hapur: Në Shqipëri ekziston një perceptim i përgjithshëm se Greqia e ka pasur të vështirë të pranojë krijimin e Shtetit Modern Shqiptar; ndërsa perceptimi i përgjithshëm në Greqi është se shqiptarët – si popull – kanë një axhendë të fshehtë me qëllim pakësimin e influencës së Greqisë në rajon. Vizita ime në Athinë dhe diskutimi ynë këtu janë dy përpjekje për të ndryshuar këto perceptime hap pas hapi. Me pak fjalë, marrëdhëniet tona karakterizohen ende nga një mungese e konsiderueshme mirëbesimi. Kjo sigurisht e ka një shpjegim: shekulli XX nuk ka qenë shumë bujar me ne, pasi ka prodhuar një varg të gjatë ngjarjesh të dhimbshme dhe emocionesh të forta”, tha Bushati në fjalën e tij.

“Nga këndvështrimi i Shqipërisë, mund të evidentohet dëbimi tragjik dhe i dhunshëm i çamëve pas Luftës së Dytë Botërore; Ligji absurd i Luftës i cili është ende në fuqi sot së bashku me efektet e tij; retorika e nxehtë gjatë regjimit komunist dhe se fundmi lëvizjet migratore që kanë përcaktuar ndërveprimin tonë shoqëror dhe ekonomik gjatë 25 viteve të fundit. Greqia është pjesë e katërkëndëshit strategjik të politikes së jashtme te Shqipërisë, së bashku me Italinë, Austrinë dhe Turqinë”, theksoi ministri Bushati.

Për më tepër, vijoi ai, ne kemi një listë mosmarrëveshjesh, të cilat nuk kemi qenë ende në gjendje t’i zgjidhim. Unë do t’i ndaj ato në tri shporta të ndryshme. Në shportën e parë: çështjet e trashëguara nga e kaluara: Këtu gjendet çështja më e çuditshme në marrëdhëniet tona, “çështja e ligjit te luftës”; Gjendet gjithashtu çështja e pronave të sekuestruara të qytetarëve shqiptarë në Greqi gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu, çështja e të Drejtave të Njeriut të popullsisë çame dhe pasardhësve të tyre;

Në shportën e dytë: çështjet e se tashmes, qe kane një impakt mbi jetën e përditshme, ku përfshihet puna e komisioneve të përbashkëta dypalëshe, si dhe çështjet konsullore;

Në shportën e tretë, çështjet që kanë një rëndësi te veçantë për të ardhmen: delimitimi i zonës ekskluzive ekonomike dhe shelfit kontinental është sigurisht një çështje kyçe. Por nuk duhet të harrojmë nxitjen e marrëdhënieve tregtare dhe bashkëpunimin për sigurinë energjetike”.

“Kam dëgjuar disa herë, duke përfshirë edhe në nivelet më të larta në Athinë, se nuk ka gjendje lufte midis dy vendeve. Sipas këtij argumenti, gjendja e luftës nuk ekziston më, ose siç shprehen disa kolege, ajo është «një relike» e të shkuarës. Megjithatë, kjo relikë është ende prezente. Deri më sot Dekreti Mbretëror i 10 nëntorit 1940, i cili vendosi gjendjen e luftës me Shqipërinë nuk është shfuqizuar. Çuditërisht, një dekret i ngjashëm me Italinë është shfuqizuar nga Greqia disa vjet pas Luftës. Nuk mund të jemi miq dhe armiq në të njëjtën kohë. Kjo situatë është joproduktive, qesharake, dhe ka nevojë për zgjidhje të menjëhershme. Në qoftë se duam të hapim një faqe të re në marrëdhëniet tona, Dekreti Mbretëror i 1940-s duhet të shfuqizohet, së bashku me efektet e tij. Para se të mund të ndërtojmë diçka të rëndësishme se bashku, duhet së pari t’i japim fund Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi ministri Bushati.

22 Mars 2016

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2