Rama pas takimit me Avramopoulos: “Jo, masave të njëanshme”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar të premten se masat e njëanshme nuk i shërbejnë zgjidhjes së krizës së refugjatëve. Kjo deklaratë është bërë gjatë takimit me komisionerin europian të Emigracionit, Dimitris Avramopoulos, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë.

Më pas, kryeministri hodhi një status në Facebook, ku shkruante:

“Me Komisionerin europian të Migrimit, Dimitris Avramopoulos, për çështjen e emigrantëve të larguar nga zonat në konflikt. Vendimet dhe masat unilaterale nuk i shërbejnë zgjidhjes së kësaj krize. Shqipëria është, ka qenë dhe do jetë gjithmonë gati që brenda mundësive dhe kapaciteteve të marrë rolin e saj, në kuadër të një plani të përbashkët të BE, për një zgjidhje të përbashkët europiane”.

Me këtë deklaratë, kreu i qeverisë shqiptare distancohet nga veprimet e vendeve të tjera të itinerarit ballkanik që kanë mbyllur prej gati dy javësh kufirin e tyre dhe nuk pranojnë asnjë refugjat.

Temë kryesore e diskutimit mes palëve ishte kriza e emigrantëve të larguar nga zona në konflikt, si dhe perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Palët shprehën mendimin se kriza migratore me të cilën përballet sot Europa ka nxjerrë në pah nevojën për një përgjigje kolektive duke evidentuar rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit të përforcuar mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë shqiptare e ka siguruar zyrtarin e lartë të Brukselit se Shqipëria do t’i qëndrojë besnike vlerave europiane, angazhimeve të ndërmarra për të qenë pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët europiane kundrejt krizës së refugjatëve duke theksuar se vendimet unliaterale nuk shërbejnë në zgjidhjen e krizës.

“Shqipëria është gati, sikundër ka qenë dhe do jetë gjithmonë gati brenda mundësive dhe kapaciteteve tona për të marrë rolin e saj, në kuadër të një plani të përbashkët të Bashkimit Europian”, është shprehur Kryeministri Edi Rama.

Ndërsa Komisioneri europian i Migrimit, Dimitris Avramopoulos, shprehu vlerësimin për gatishmërinë e Shqipërisë për të dhënë kontributin e saj në një zgjidhje të bashkërenduar europiane dhe se Bashkimi Europian do ta mbështesë atë në çdo hap.

“Shqipëria nuk është vetëm, Bashkimi Europian është në krahun tuaj dhe lejomëni t’ju përgëzoj me mirënjohje që pavarësisht se ju nuk jeni një vend anëtar i BE, qëndrimet tuaja janë besnike ndaj vlerave e parimeve prej të cilave çdo vend anëtar i BE duhet të udhëhiqet në çdo qëndrim,” ka deklaruar Komisioneri Avramopoulos.

Tribuna

18 Mars 2016

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2