Mogherini: “Çlirohuni nga ajo pjesë e të kaluarës që ju pengon të ecni përpara”

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federika Mogherini, deklaroi gjatë një fjalimi në parlamentin e Shqipërisë se ky vend dhe ky rajon i përket Europës. “Për 25 vjet kam besuar se ju duhet të gjeni vendin tuaj në BE. Unë gjithnjë kam menduar se kjo është në interesin tuaj dhe tonin” - tha zonja Mogerini në Parlamentin e Shqipërisë.

“Ndjehem shumë e afërt me Shqipërinë, jo vetëm sepse vendi im është shumë afër me vendin nga vij unë por sepse ky vend i përket Evropës”, nisi fjalën përshëndetëse Shefja e BE-së.

“Si ministre e Italisë por edhe si Përfaqësuese e Lartë e BE, kam patur ndjesinë që kjo është në interesin tuaj dhe në interesin tonë. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë në BE”, deklaroi Mogherini.

Ajo nënvizoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen bashkë për të ecur përpara.

“Rrugëtimi europian nuk ka të bëjë me formula të gatshme. Unë dëshiroj të flas për këtë gjë, të cilën ne mund dhe duhet ta bëjmë së bashku. Ka shumë sfida që ne ndajmë si europianë, por askush nuk i ka përgjigjet e duhura. Nuk kemi mësues apo nxënës. Ne duhet që së bashku të punojmë për përgjigje të përbashkëta, si siguria, radikalizimi, migrimi, shpëtimi i jetëve të refugjatëve, punësimi, rritja ekonomike, e tashmja dhe e ardhmja”, deklaroi Mogherini.

Ajo shtoi se Ballkani perëndimor do të ketë ndryshim dhe se kjo është në duart e drejtuesve të këtyre vendeve. “Kjo është një përgjegjësi që ne e ndajmë bashkë. Rrugëtimi në BE nuk ka formula të gatshme. Këtë rrugë ne duhet ta bëjmë së bashku. Ne duhet të punojmë së bashku për përgjigje të përbashkëta” - tha zonja Mogherini. Ajo renditi si sfida të kontinentit sigurinë, punësimin, mbrojtjen e refugjatëve, duke theksuar se ato janë çështje që nuk zgjidhen vetëm, por me punë së bashku mund të vijnë edhe rezultatet.

“Shqipëria ka ecur përpara. Ishte vend i izoluar 25 vjet më parë dhe ishte vendi i tretë më i varfër në botë. Tani Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidat për në BE. Jeta juaj ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Në një sërë fushash ka shumë për të bërë dhe një numër rezultatesh janë arritur” - citoi ajo raportin e progresit të vitit të kaluar. Ekonomia shqiptare po rritet, ndonëse jo ende me ritmet e pritura.

Konkurrueshmëria duhet të përmirësohet dhe, sipas saj, vendet e Ballkanit perëndimor duhet të rilidhen në gjithë mënyrat e mundshme; me investime në infrastrukturë dhe tek të rinjtë. “Rritja e vërtetë është rritja e kapaciteteve. Këtu ka shumë të rinj që punojnë shumë. Kemi nevojë për shkolla më të mira. BE do të japë 30 milionë euro për trajnimin profesional të tyre. Ky është investimi më i mirë për të ardhmen” - tha ajo.

Më tej, Mogherini theksoi rëndësinë e profesionalizimit dhe punësimit të të rinjve.

“Këto vite, Shqipëria ka lëvizur ka ecur përpara. Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar në botë por sot vendi juaj ka ecur përpara. Dëshira dhe shpresa për të ecur përpara krijon një përgjegjësi më të madhe për të gjithë ne. Raporti për 2015 për Shqipërinë ka treguar se në një sërë fushash ka ende shumë për të bërë. Ekonomia po rritet, ndoshta jo aq shpejt sa do e dëshironin shumë shqiptarë, por këto nuk janë të lehta, dhe ekonomitë tona janë të lidhura me njëra-tjetrën”, tha ajo.

Mogherini vuri në dukje se me rëndësi është krijimi një klime sa më të mirë biznesi për të thithur kapital të huaj.

“Manifestimi në infrastrukturë është shumë i rëndësishëm, por më i mirë padyshim është investimi tek të rinjtë. Rritja e vërtetë ekonomike kërkon njerëz me aftësi të mira, të përkushtuar, dhe e di që këtu në Shqipëri ka të rinj që punojnë shumë, dhe këta duan vetëm një shtysë. Këtë vit BE dot ‘i japë Shqipërisë 30 mln euro për krijimin e vendeve të punës dhe trajnimin profesional. Përdorini këto para si duhet si ky është një investim shumë i rëndësishëm për të ardhmen tuaj, por edhe të Europës”, u shpreh Mogherini.

Zonja Mogerini bëri thirrje për miratimin e reformës në sistemin gjyqësor, si e quajti ajo “një reformë e thellë dhe tërësore". Kjo reformë, sipas saj, ka të bëjë me barazinë e gjithë qytetarëve para ligjit, që qytetarët të besojë tek institucionet, ka të bëjë me ekonominë, me investitorët e huaj, që duan të punojnë me të njëjtat ligje. “Qytetarët duhet të dinë që vetem idetë e mira mund të sjellin zhvillim. Kjo reformë do të hapë rrugën për të filluar negocitatat e antarësimit në BE, dhe kjo mund të jetë një fillim i ri për të ardhmen. Kjo reformë është nga më të plotat, më tërësoret që është propozuar ndonjëherë. Të gjithë duan të ecin përpara. Duke u bazuar tek Venecia bëni gjënë e duhur, miratoni atë.Bëni reformën në drejtësi”, apeloi Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Ajo u kërkoi politikanëve shqiptarë që të lënë pas mungesën e besimit dhe mos-dialogut. “Të pranosh kundërshtarin tënd legjitim është thelbësore përçdo demokraci. Interesat e popullit janë më thelbësore se sa ato të partive. Kemi nevojë që politika dhe institucionet të japin rezultate.

Duhet të përqëndrohemi të gjejmë zgjidhjen e sfidave bashkarisht” - tha zonja Mogerini, duke theksuar se me luftërat dhe regjimet totalitare është humbur shumë kohë. Bosnja sapo ka propozuar një hap, Serbia dhe Kosova janë në një dialog dhe Shqipëria ka luajtur një rol për rajonin, për të cilin duhet të jetë krenare.

“Pajtimi dhe dialogu nuk mund të vonohen më tej. Terrorizmi nuk e ka kursyer as Shqipërinë dhe rajonin. Duhet të jemi së bashku. Kriza e refugjatëve është në prag dhe e ardhmja nuk është e lehtë për të gjithë. Duhet të përqafojmë një qasje bashkëpunuese brenda rajonit dhe institucioneve tuaja” - tha zonja Mogerini.

Ajo theksoi se zgjerimi i BE është jetik për ata që hyjnë rishtas dhe për ata që janë anëtarë. “Zgjerimi kërkon që ne të jemi së bashku dhe të gjemë zgjidhje së bashku. Duhet të tregojmë që bashkëjetesa funksionon” - tha zonja Mogherini, duke kujtuar traditën e bashkëjetesës fetare të Shqipërisë. Ajo tha se emigrantët shqiptarë në 91 e zgjuan Italianë, e cila harroi se si emigruan italianët. Emigrantët studiuan jashtë dhe arritën të jenë në shtresën e mesme”.

“Ky parlament ka përgjegjësinë të japë rezultate për punën që po bëjmë. Sugjerimi im është:

Çlirohuni nga ajo pjesë e të kaluarës që ju pengon të ecni përpara drejt BE-së” - theksoi zonja Mogerini në mbyllje të fjalës para deputetëve shqiptarë.

Tribuna

03 Mars 2016

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2