Basha takon zv. Presidentin e BB: “Situata e rëndë ekonomike, shqetësim i PD”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim zv. Presidentin e Bankës Botërore për Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, Cyril Muller, Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Patrizio Pagano dhe Ellen Goldstein, Drejtoreshë Rajonale për Vendet e Europës Juglindore, njofton zyra për shtyp e PD.

Basha ka shprehur shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi, rritjen e borxhit publik, mungesën e investimeve dhe çfarë është më problematikja rritjen e papunesise dhe varferise me ritme te pershpejtuara. Korrupsioni i shtrirë në të gjitha qelizat e qeverisjes, mungesa e transparencës, krimi, pasiguria juridike dhe rritja e nivelit të varfërisë ishin disa ndër problematikat e ngritura në këtë takim nga kryetari i Partisë Demokratike.

Në vitin 2015 rreth 400 milionë euro i munguan buxhetit të shtetit vetëm nga doganat dhe tatimet. Shqetësim është rritja e borxhit publik nga 62% në 74%. 1.1 miliardë euro ka marrë borxh qeveria, tha Basha dhe sot nuk asnjë investim publik, asnjë rrugë të re, asnjë shkollë, nuk ka as rritje pagash e pensionesh, as më shumë fonde për personat në ndihmë ekonomike, përkundrazi është ulur pagesa për papunësinë, ndërkohë që është rritur papunësia, siç raporton Komisioni Europian.

Kryetari i Partisë Demokratike është ndalur dhe tek niveli i lartë i korrupsionit. Basha theksoi se, 1 miliardë euro janë vjedhur vetëm gjatë vitit të kaluar, 400 milionë euro nga doganat dhe tatimet dhe 777 milionë euro nga tenderat, prokurimet dhe koncesionet korruptive, të cilat gjithnjë fitohen nga familjarët, miqtë dhe klientët e Kryeministrit dhe ministrave të tij. Sipas tij, koncesionet janë kthyer në një mënyrë përfitimi të parave publike nga një grup personash të lidhur me qeveritarët siç janë ato në shëndetësi e deri tek rasti i TVSH, ku siç raportojne mediat investigative koncesionari ka lidhje me vëllain e kryeministrit dhe për këtë arsye u shkarkua dhe ministri i Financave për t’u zëvendësuar nga Arben Ahmetaj.

Po kështu Basha solli në vëmendje përfitimet e deputetëve nga fondet publike, siç është rasti i Koço Kokëdhimës, Valentina Leskajt dhe Rakip Sulit.

Një tjetër shqetësim i Bashës ishte dhe bllokimi i komisioneve hetimore nga mazhoranca duke bojkotuar mbledhjet, siç është dhe rasti më flagrant i serverit të tatimeve, ku u morën të dhënat 25vjeçare te tatimpaguesve.

Në bashkëbisedimin me zv. Presidentin e Bankës Botërore për Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, Muller, Basha u ndal edhe në promovimin e personave me precedent kriminal deri në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij, mungesa e vullnetit nga ana e mazhorancës bëri që një vit pas marrëveshjes për dekriminalizimin të hartohet dhe miratohet një ligj i veçantë. E ndërsa diskutohej për hartimin e këtij ligji, kryeministri kandidoi në zgjedhjet vendore persona me rekorde kriminale. Sot vonon miratimin e akteve nënligjore dhe e sfidon ligjin duke pozuar me kryetar bashkie subjekt të dekriminalizimit apo duke promovuar në parti personat që dekriminalizimi i nxori jashtë Parlamentit.

Sfida e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, blerja e votës dhe reforma në drejtësi ishin gjithashtu pjesë e diskutimit në këtë takim. Basha vlerësoi opinionin e Komisionit të Venecias i cili faktoi përmes opinionit të saj tentativën e mazhorancës për të kapur sistemin e drejtësisë.

ATSH

03 Mars 2016

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2