Zyra e Avokatisë DEDES & BASHKEPUNETORET

Zyra Juridike “DEDES & ASSOCIATES” u themelua në 1951 në Korinth dhe nëpër vite u shtri edhe në qytete të tjerë të Greqisë. Tashmë, e ka selinë në Athinë, rruga Vasilissis Sofias Nr. 35.

Zyra Juridike “Dedes & Associates” ofron konsulencë juridike të nivelit të lartë për një gamë të gjerë të së Drejtës, në të gjitha nivelet e Drejtësisë Greke.

Zyra disponon një personel juristësh të kualifkuar me aftësi të shkëlqyera, që dallohen për erudicionin e tyre juridik dhe përvojën profesionale. Çdo avokat është i specializuar për objektin e vet juridik dhe të gjithë së bashku përbëjnë një ekip të trajnuar më së miri, të përkushtuar për t’i shërbyer me eficencë dhe kujdes absolut klientëve të tyre.

Përveç avokatisë aktive ne dallohemi edhe në avokatinë konsultuese. Ofrojmë një mbështetje të plotë këshillimore për garantimin e interesave Tuaja. Marrim përsipër me përgjegjësi dhe eficencë, zgjidhjen e çështjeve sa të personave privatë, aq edhe të kompanive, të cilave u ofrojmë mbështetje të plotë juridike.

Zyra jonë juridike, në kuadër të Kodit të Avokatisë dhe sipas dispozitave përkatëse, merr përsipër përkthimin zyrtar të çdo teksti nga shqipja, anglishtja, rusishtja, italishtja, në greqisht dhe anasjelltas: nga greqishtja në secilën prej gjuhëve të mësipërme. Paralelisht, bashkëpunëtorët tanë ju ofrojnë asistencë që të pajiseni nga shërbimet përkatëse me vulën e Hagës (Apostile) për dokumentet tuaja.

Më tej, zyra jonë juridike merr përsipër legalizimin (siglimin) zyrtar të çdo dokumenti që dëshironi (publik apo privat).

Zyra jonë merr përsipër ndërmjetësimin për lidhjen e kontratave të blerjes apo shitjes së pasurisë së patundshme, apo investimit. Ka gjithashtu mundësinë që t’u ofrojë klientëve të vet që janë të interesuar për blerje të pasurisë së patundshme, një gamë të gjerë pronash në gjithë Greqinë, por edhe anasjelltas: domethënë të promovojë pasuri të patundshme të klientëve, që dëshirojnë t’ua shesin blerësve të tjerë potencialë.

03 Dhjetor 2015

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2