“Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

Nga ceremonia e vlerësimit të Dinos Kubatis (djathtas). Majtas, kryetari i shoqatës “Vatra Labe”, Veis Gjoka

Shoqata “Vatra Labe” ka nderuar këto ditë një personalitet të artit dhe të letërisë greke dhe një mik të vyer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Shkrimtarit, aktorit dhe regjisorit Dinos Kubatis i është dhënë titulli “Kryetar Nderi i Shoqatës”, me motivacionin:

“Për dy dekada mbështet komunitetin shqiptar, përmes veprës së tij të shkruar, me karakter të theksuar humanist. Themelues i “Art pa Kufij”, një takim i përvitshëm që bashkon kulturat ndërballkanike”.

Dorëzimi i çertifikatës u bë nga kryetari i “Vatrës labe”, Veis Gjoka, në një ceremoni, ku si përherë në raste të ngjashem ushtoi kënga e mirë labe.

Mbi veprën e Dinos Kubatis foli sekretari i çështjeve kulturore të shoqatës, poeti dhe gazetari Agim Basha, ndërsa nënkryetari Abas Goxhaj, prezantoi dhënien e titullit “Kryetar Nderi” edhe për biznsmenen e njohur dhe aktivisten e shquar humaniste në emigracion e në Shqipëri, zj. Ana Preka. Në të njëjtën kohë, shoqata nderoi edhe kryetarin e Bashkisë Tepelenë, z. Tërmet Peçi.



Kush është Dino Kubatis

Dinos Kubatis ka lindur në Athinë. Ka studiuar për dramaturgji dhe gjuhë-letërsi frënge. Si aktor dhe regjisor ka punuar në Greqi dhe jashtë vendit; është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar Eugene Ionesko për tërësinë e punës së tij regjisoriale, ndërsa ka fituar edhe çmime të tjera të rëndësishme ndërkombëtare për dramaturgjinë dhe letërsinë e tij.

Si shkrimtar ka lëvruar gjithë zhanret dhe më shumë se njëzetë vepra të tij janë botuar, përveç Greqisë, edhe në Francë, Poloni dhe Shqipëri, e vende të tjera.

Në 2007 u shpall Doktor Honoris Causa i Bizantologjisë në Universitetin e Valencias dhe anëtar nderi i Akademisë Felgueiras të Portugalisë.

Vitet e fundit është mysafir i përhershëm i festivaleve poetike në Shqipëri, Kosovë e FYROM, ku është nderuar gjithashtu me çmime.

Dinos Kubatis është nga intelektualët e parë grekë që u gjendën që në fillim të viteve 1990 në krah të emigrantëve shqiptarë, duke i ndihmuar e mbështetur vazhdimisht ata.



PER TE PARE FOTOGRAFI NGA VEPRIMTARIA, KLIKONI POSHTE DJATHTAS TE "FOTO GALERI"

09 Qershor 2015

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2