Ndërhyrjet e nevojshme në Kodin e Emigracionit: Ulje 50% e paravolos, lehtësime të tjera për rinovimin

Qendra e shërbimit të emigrantëve, Athinë A. Në foton e vogël, autori i shkrimit, Ilias Hronopoulos

Ligji 4251/14 sanksionoi me vonesë rregullimin e çështjeve që lidhen me dhënien e lejeve të qëndrimit dhe të integrimit për shtetasit e vendeve të treta, duke synuar që të ofrojë zgjidhjet dhe të modernizojë një kuadër ligjor që kishte mbetur në “epokën para krizës”.



Nga Ilias Hronopoulos

Kodi tentoi të grumbullojë legjislacionin e shkapërdarë që deri atëherë e trajtonte emigracionin sipas rastit, me politikë të vetme “legalizimet” e herëpashershme, atëherë kur situata arrinte aty ku s’mbante më. Dobësia e menaxhimit të flukseve të emigratëve dhe paaftësia për të administruar fenomenin, ishin shkaqet e kësaj situate.

Me një mënyrë të drojtur, Kodi u përpoq të lehtësojë humbjen e më shumë se 100.000 lejev të qëndrimit, të cilat nga viti 2010 e deri më sot, për arsye që dihen nga të gjithë, nuk u rinovuan masivisht. Përmes dispozitave tranzicionale, lejet rinovohen me librezën e shëndetit dhe pa patur si kusht disponimin e të ardhurave për pjesëtarët e familjes. U përpoq (Kodi) të administrojë politikën autarkike dhe kjthesën sociale të 2011-s me pezullimin e dhënies së nënshtetësisë për më shumë se 130.000 përfitues. Sanksionoi lejen e brezit të dytë. Këta mbeteshin të huaj, por me kushte më favorizuese.

Kufizoi të drejtën për lejen afatgjatë, pasi përcaktoi si të detyrueshme lejen pesëvjeçare që lejon lëvizjen brenda hapësirës së Shengenit. Investoi në largimin vullnetar të emigrantëve drejt vendeve të tjera të Europës.

Për mendimin tim, çdo ndërhyrje mbi këto amendamente do të duhet të japë theksin e një politike që do të mbrojë të drejtën e emigrantit, do t’i trajtojë si të barabartë emigrantin dhe familjen e tij, do të aplikojë politika përkrahjeje për shtresat në nevojë të emigrantëve dhe do të sanksionojë ndërhyrjen në transfrormimin e legjislacionit dhe politikave.

Mbi bazën e këtij arsyetimi parashtroj disa propozime për të hapur diskutimin:

- Thjeshtëzim dhe decentralizim i dhënies së lejeve për arsye të jashtëzakonshme. Mundësi për pajisje me leje qëndrimi për gjithë ata që kishin leje dy vitet e fundit, nuk e rinovuan atë, por mbetën të integruar. Kjo do të thotë se kanë akses në punë, qoftë dhe pa siguracione, apo të paktën njeri prej pjesëtarëve të familjes disponon leje të fuqishme.

- Të konsiderohet si krijim familjeje edhe lindja e fëmijës, përtej martesës që vlen aktualisht. Kusht për këtë, posedimi i lejes së qëndrimit nga njeri prej pjesëtarëve të familjes.

- Vlera e taksës (paravolos) duhet të ulet të paktën 50%.

- Të ardhurat e nevojshme që duhet të disponojë dikush që të bashkohet me familjen të përshtatet në kushtet e sotme. Njëlloj edhe për statusin e rezidentit afatgjatë.

- E drejta për leje qëndrimi afatgjatë duhet të ruhet, me përjashtim të atyre qëjanë larguar nga Greqia.

- Lehtësim i aksesit në informim, zgjerim i pikave të shërbimit me një qëndrim (one stop shop) aty ku nevojitet.

- Zëvendësim i këshillit të integrimit të emigrantëve, apo funksionim paralel i tyre me institucionet, ku organizatat e emigrantëve, shërbimet me një qëndrim dhe dikasteri ligjvënës – ministria e brendshme-, do të mbikqyrin, do të artikulojnë propozime, do të ndërmjetësojnë, do të ekzskutojnë në mënyrë të decentralizuar dhe me transparencë programe integrimi social. Integrimi do të duhet të ketë karakter institucional, duke konsideruar inciativa që janë ndërmarrë ndërkaq.



*) Ilias Hronopoulos është përgjegjës i Drejtorisë së Shtetasve të Huaj dhe Emigracionit, A’ Athinë

24 Prill 2015

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2