Ambasadori amerikan Pyatt: “Greqia, një destinacion i sigurtë dhe mikpritës”

Tribuna

“Jam veçanërisht i entusiazmuar që po flas sonte këtu në Herodion, një nga ambientet koncentrale më impresionues në Greqi”, ka thënë ambasadori i SHBA në Athinë, Geoffrey Pyatt.

Duke hapur punimet e konferencës së operatorëve turistikë amerikanë (ASTA) në Athinë, ambasadori Pyatt ka thënë ndër të tjera:

“Të gjithë mësojmë që në moshë të re se Greqia është vendlindja e demokracisë, djepi i qytetërimit perëndimor, por mund gjithashtu t’ju garantoj nga udhëtimet që kam bërë në këtë vend të bukur këtë një vit e gjysmë se ka dhjetra e dhjetra atraksione të trashëgimisë botërore që turistët amerikanë nuk i kanë zbuluar akoma”.

“Mirëpo, pjesa më e bukur e Greqisë, për mendimin tim, janë kombinimet e shkëlqyera që ky vend ofron – deti, malet, njerëzit, ushqimi dhe kultura- u ofrojnë turistëve një variacion të pabesueshëm përvojash jete”, nënvizoi ambasadori Pyatt.

“Kompanitë ajrore kanë shtuar fluturimet e tyre me qëllim që të bëhet më i lehtë për amerikanët udhëtimi deri këtu dhe privatizimet, të cilave u prin Fraport, kanë një përmirësim spektakolar në performancën e gjithë aeroporteve të privatizuar në Greqi. Aeroporti i Athinës u shpall më i miri në Europën Jugore nga Skytrax. Imazhi i Greqisë si destinacion turistik vazhdimisht po përmirësohet pas fillimit të krizës ekonomike, tetë vjet më parë. Dhe duhet të nënvizoj se në bazë të të gjitha shenjave, sivjet më në fund do ta shohim Greqinë të dalë nga kriza dhe të rikthehet në regjimin e një ekonomie normale të shëndetshme të Eurozonës”, përfundoi ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt.

16 Prill 2018

Macron kërkon reforma kushtetuese

PARIS, /ATSH-ANSA/ – Reforma kushtetuese në Francë, e kërkuar nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron, ka filluar të marrë formë.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2