Greqi, luftë me flakët në Ilia

Tribuna

Forca të shumta zjarrfikëse po veprojnë në vatrat e zjarrit në Friksa, Skiluntia dhe Kalivakia të rrethit të Ilias, me qëllim që të evitojnë rrezikun për zonat e banuara.

Që nga orët e para të së hënës po vazhdon hedhja e ujit nga ajri, prej katër avionëve dhe një helikopteri, ndërsa në të njëjtën kohë, 90 efektiva dhe 36 automjete zjarrfikëse po përpiqen të vënë nën kontroll zjarret dhe të evitojnë riaktivizime të mundshme të vatrave të zjarrit.

Nënprefekti i Ilias i deklaroi agjencisë ANA-MPA se “forca e erës është pakësuar, çka ndihmon në operacionet nga ajri, por edhe atyre nga toka”.

“Nuk ka shtëpi të djegura, por e vetmja gjë që është evidentuar janë disa dëmtime në çatinë e një shtëpie në komunën Nea Skiluntia”, tha nënprefekti Jorgos Georgopulos.

16 Prill 2018

Macron kërkon reforma kushtetuese

PARIS, /ATSH-ANSA/ – Reforma kushtetuese në Francë, e kërkuar nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron, ka filluar të marrë formë.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2