NATO-ja mbështet sulmet perëndimore ndaj Sirisë

BRUKSEL, 14 prill /ATSH-AFP/ – NATO-ja shpreh mbështetjen e saj ndaj sulmeve me objektiv të paracaktuar, të kryesuara nga SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe kundër Sirisë, deklaroi kreu i Aleancës, Jens Stoltenberg në një deklaratë të publikuar sot në mëngjes në Bruksel.

”Mbështes veprimet e ndërmarra nga ana e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër pikave startegjike dhe kapaciteteve të armëve kimike të regjimit sirian”, pohoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut.

”Këto sulme do të zvogëlojnë kapacitetin e regjimit për të ndërmarrë sulme të tjera kundër popullit të Sirisë me armë kimike”, shtoi ai.

Forcat perëndimore shënjestruan herët në mëngjes tre pika strategjike që lidhen me programin e armatimit kimik sirian, një në afërsi të Damaskut dhe dy të tjera në rajonin e Homsit në qendër të Sirisë, sipas gjeneralit Joe Dunford, shefi i Shtabit të përgjithshëm amerikan.

”NATO-ja në mënyrë të vazhdueshme ka dënuar përdorimin nga ana e Sirisë të armëve kimike si një shkelje e qartë e rregullave dhe marrëveshjeve perëndimore”, raportoi kreu i NATO-s, duke vlerësuar se përgjegjësit duhet të japin llogari.

14 Prill 2018

Macron kërkon reforma kushtetuese

PARIS, /ATSH-ANSA/ – Reforma kushtetuese në Francë, e kërkuar nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron, ka filluar të marrë formë.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2