Trump: SHBA, Franca dhe Britania e Madhe sulme mbi objektivat kimike në Siri

UASHINGTON, 14 prill /ATSH-AA/- SHBA, Britania e Madhe dhe Franca të premten në mbrëmje vonë filluan sulme duke shënjestruar aftësitë e armëve kimike të regjimit të Asadit, njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump.

“Sot, kombet e Britanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë drejtuar fuqinë e tyre të drejta kundër barbarizmit dhe brutalitetit”, tha dje Trump në fjalimin e tij para kombit.

Duke iu drejtuar aleatëve kryesorë të Bashar al-Assadit, Iranit dhe Rusisë, Trump pyeti: “Cili komb dëshiron të shoqërohet me një vrasës masiv të burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm?”

“Kombet e botës mund të gjykohen nga miqtë që ata mbajnë”, tha Trump.

Po dje, SHBA njoftoi se “beson fort” se regjimi i Asadit është përgjegjës për sulmin e dyshuar kimik të fundjavës së shkuar që la të vdekur dhjetëra persona dhe qindra të plagosur

Agjencia e Mbrojtjes Civile, Helmetat e Bardhë, fajësuan regjimin e Asadit për sulmin e dyshuar kimik, në të cilin thuhet se u vranë 78 civilë dhe u plagosën qindra të tjerë.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) ka dërguar një ekip për gjetjen e fakteve në Siri që pritej të fillonte punën të shtunën përpara se sulmet të zhvilloheshin. Nëse vazhdon ashtu siç është planifikuar fillimisht, misioni i OPCW do të fokusohet në përcaktimin nëse ka ndodh një sulm kimik por nuk do të punojë në përcaktim e fajësisë.

14 Prill 2018

Macron kërkon reforma kushtetuese

PARIS, /ATSH-ANSA/ – Reforma kushtetuese në Francë, e kërkuar nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron, ka filluar të marrë formë.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2