Stoltenberg: Nuk dëshirojmë një Luftë të re të Ftohtë

BRUKSEL, 15 mars /ATSH-ANSA/ – Qasja e NATO-s ndaj Rusisë, pas rastit të helmimit të ish-agjentit rus në Britaninë e Madhe, mbetet solide, mbrojtëse dhe proporcionale, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

”Ne nuk dëshirojmë një Luftë të re të Ftohtë dhe as një konkurrencë të armatimeve sepse nuk ekzistojnë fitues, është e kushtueshme, e rrezikshme dhe nuk është në interesin e askujt”, theksoi ai.

“Britania e Madhe nuk e ka kërkuar zbatimin e Nenit 5, të parashikuar në Traktatet e NATO-s për aktivizimin e ndërhyrjes së aleatëve, në të njëjtën kohë Aleanca mbetet e gatshme për të ofruar mbështetje dhe për të hetuar atë që ndodhi me ish-agjentin rus në Salisbury, por më kryesorja është të reaguarit në mënyrë proporcionale”, theksoi Stoltenberg.

15 Mars 2018

Macron kërkon reforma kushtetuese

PARIS, /ATSH-ANSA/ – Reforma kushtetuese në Francë, e kërkuar nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron, ka filluar të marrë formë.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2