Shpërthen Ilias Hronopulos: Emigrantët nuk kanë borxh që “të paguajnë” për fajet e të tjerëve

Tribuna
Drejtori i drejtorisë së shtetasve të huaj dhe emigracionit Athinë A, Ilias Hronopulos

Drejtori i drejtorisë së shtetasve të huaj dhe emigracionit Athinë A, Ilias Hronopulos, ka dërguar një letër në shumë drejtime, ku ngre zërin e protestës për situatën e krijuar në shërbimin e emigrantëve, pas prishjes së sistemit kompjuterik të ministrisë së brendshme. Hronopulos vë në dukje që “nuk dihet se kur do të riparohet defekti” dhe sistemi të funksionojë sërish.

Sipas zotit Hronopulos, “kjo do të bëjë që qytetarë të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit p.sh., në dhjetor 2017, të paraqesin kërkesën për rinovim pas Pashkës 2018”, domethënë pas dhjetëditëshit të parë të prillit.

Siç konstaton me të drejtë drejtori i drejtorisë Athinë A, “Qytetarët e huaj (emigrantët), nuk kanë asnjë borxh që të bëhen të paligjshëm, të humbasin punën dhe siguracionin”.



"Të dashur miq,

Siç e dini tashmë, ndodhemi në javën e tretë që në shërbimet e shtetasve të huaj dhe emigracionit por edhe të nënshtesësisë dhe gjendjes civile, nuk funksionon absolutisht asgjë.

Është krijuar një situatë e pakrahasueshme dhe që nuk duhet të ketë precedent në një vend të organizuar “europian”. E vetmja zgjidhje provizore që duhet të japë ministria e politikës së emigracionit, është shtyrja e lejeve të qëndrimit, të paktën për një gjashtëmujor.

Qytetarët e huaj (emigrantët), nuk kanë asnjë borxh që të bëhen të paligjshëm, me përgjegjësi të të tjerëve, të humbin punët e tyre dhe siguracionin e tyre.

Situata në Atikë dhe sidomos në bashkinë e Athinës ishte problematike edhe më parë (jepeshin takime pas 2 dhe 3 muajsh). Mirëpo ndërsa po fillonte një përpjekje me kontributin e punonjësve pa mbështetjen e udhëheqjes, për përmirësimin e gjendjes, erdhi zhvillimi katastrofik që të mos funksionojë asgjë për tri javë. Riparimi i defektit nuk dihet kur do të bëhet. Kjo do të shpjerë në një zhvillim që, qytetarë të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit p.sh., në dhjetor 2017, ta depozitojnë për rinovim pas pashkëve 2018.

Meqenëse as emigrantët, as punonjësit nuk duhet të vuajnë nga indiferenca dhe paaftësia e udhëheqjes, meqenëse gjithashtu, ATËHERË kur të riparohet defekti shërbimet tona nuk duhet të bëhen fushë beteje, duhet që vendimi për shtyrjen e lejeve të qëndrimit të merret menjëherë, mundësisht deri në fund të kësaj jave.



P.S. Kur drejtoria jonë (Athinë A), por edhe të tjera, p.sh., Atika Lindore dhe sektori Verior, kanë probleme, nuk mund të pretendojë askush se lshtë një rast i veçantë, pse 1/3 ose ¼ e emigrantëve të Greqisë –një numër shumë i konsiderueshëm- trajtohen pikërisht nga këto shërbime.



P.S.2. Për problemet në shërbimin e emigrantëve, lejet e të cilëve skadonin në fund të 2017-s dhe 2018-s, kishim informuar që nga maji 2017. Kërkuam personel, kërkuam të punonim jashtë orarit, mirëpo na dhanë ndërprerjen e funksionimit a thua për të na ndëshkuar në mënyrë “shembullore”.

30 Janar 2018

Macron kërkon reforma kushtetuese

PARIS, /ATSH-ANSA/ – Reforma kushtetuese në Francë, e kërkuar nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron, ka filluar të marrë formë.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2