Prishja e sistemit kompjuterik: Organizata “Arogji-Përkrahja” kërkon shtyrjen e lejeve të qëndrimit

Tribuna

Pas situatës së krijuar në gjithë Greqinë për shkak të prishjes së sistemit kompjuterik, organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahje” që drejtohet nga Fatos Malaj, i ka dërguar një kërkesë ministrisë së emigracionit.

“I bëjmë thirrje ministrisë së politikës së emigracionit dhe çdo instance kompetente që të kujdeset për gjithë këta emigrantë që po jetojnë në një regjim pasigurie të plotë dhe të marrë gjithë masat e nevojshme për t’u trajtuar me dinjitet njerëzor çështja e lejeve të tyre të qëndrimit”, thuhet ndër të tjera në shkresën dërguar ministrisë.

I gjithë teksti ka si më poshtë:

“Kemi hyrë në javën e tretë që në shërbimet e shtetasve të huaj dhe emigracionit, por edhe të nënshtetësisë, nuk funksionon absolutisht asgjë, për shkak të prishjes së sistemit kompjuterik.

I bëjmë thirrje ministrisë së politikës së emigracionit dhe çdo instance kompetente që të kujdeset për gjithë këta emigrantë që po jetojnë në një regjim pasigurie të plotë dhe të marrë gjithë masat e nevojshme për t’u trajtuar me dinjitet njerëzor çështja e lejeve të tyre të qëndrimit.

Minimalisht kërkojmë:

Nxjerrjen e një urdhëri të ministrit ku t’u jepet shtyrje afati për një gjashtëmujor gjithë lejeve të qëndrimit, pa përjashtim.

Drejtoritë e shtetasve të huaj dhe emigracionit të mbështeten menjëherë me personel shtesë.

Të miratojë shpërblimin e punës jashtë orarit për nëpunësit.

Organizata e emigrantëve “Arogji – Përkrahja”.

Njëkohësisht me publikimin e kësaj kërkese në rrjetin social Facebook, “Arogji” u ka bërë thirrje edhe shoqatave të tjera që t’i drejtohen me një kërkesë të ngjashme ministrisë së politikës së emigracionit.

30 Janar 2018

Macron kërkon reforma kushtetuese

PARIS, /ATSH-ANSA/ – Reforma kushtetuese në Francë, e kërkuar nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron, ka filluar të marrë formë.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2