Kotzias: “Çështja çame nuk ekziston, nuk e diskutojmë me palën shqiptare”

Tribuna
Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias me shefin e departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, Jorgos Kumutsakos.

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar se çështja çame nuk është pjesë e diskutimeve në negociatat me palën shqiptare, raporton agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA.

“Nuk ekziston çame dhe sigurisht nuk përbën objekt diskutimi ndërmjet të dy palëve”, kumton Kotzias në një letër përgjigje për shefin e departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, deputetin Jorgos Kumutsakos.

Sa u përket negociatave, Kotzias bën me dije se ato “u fokusuan në çështje dypalëshe për të cilat kishte mosmarrëveshje apo kishin mbetur pezull për 70 vjet”. Ministri i jashtëm grek vlerëson se në negociata “u shënua progres esencial në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për këto çështje në dobi reciproke të të dy popujve dhe sipas rregullave dhe vlerave europiane”.

Shefi i diplomacisë greke thekson se ka një “përmirësim spektakolar të klimës në marrëdhëniet greko-shqiptare”, që sipas tij “është rezultat i dialogut të sinqertë që po zhvillojnë të dy palët” dhe “vërtetohet nga veprat konkrete”.

Kotzias këtu i referohet “ndryshimit të qëndrimit të qeverisë shqiptare lidhur me varrezat ushtarake për grekët e rënë gjatë luftës”, zhvillim që ministri i jashtëm grek gjen rastin ta përshendesë edhe njëherë, duke nënvizuar që përgjigjja pozitive e Tiranës zyrtare dëshmon se “dialogu dhe bashkëpunimi mund të shpien në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Ministri i jashtëm grek ka kundërshtuar edhe akuzat e deputetit konservator se qeveria aktuale greke po zhvillon diplomaci të fshehtë. “Përmbajtja e negociatave institucionale nuk mund të publikohet deri sa të ketë një rezultat të parë esencial”, duke i kujtuar se të njëjtën gjë kanë bërë edhe qeveritë e mëparshme greke për negociatat me Turqinë.

Deputeti i Demokracisë së re kishte marrë shkas nga deklaratat e ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në emisionin “To Night Ilva Tare”. “Ministri i jashtëm i Shqipërisë tha se në kuadër të negociatave greko-shqiptare, Greqia po diskuton edhe problemin çam. Ministria e jashtme greke është e detyruar të japë një përgjigje të qartë publike: Janë apo s’janë të vërteta ato që thotë zoti Bushati?”, nënvizonte Jorgos Kumutsakos në një letër dërguar kryesisë së parlamentit, ku kërkonte interpelancë me ministrin e jashtëm grek.

30 Janar 2018

Macron kërkon reforma kushtetuese

PARIS, /ATSH-ANSA/ – Reforma kushtetuese në Francë, e kërkuar nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron, ka filluar të marrë formë.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2