Plagoset 40 vjeçari në Athinë, dyshohet larje hesapesh

Tribuna
Foto nga vendngjarja, Ilia POÇI

Motivi i atentatit kundër një shtetasi shqiptar në Athinë, duket se lidhet me trafikun e drogës. Kjo përforcohet nga vendimi i policisë greke për të mos publikuar identitetin e të plagosurit, duke e justifikuar këtë me faktin se çështja është ende në hetim e sipër.

Sipas dëshmitarëve okularë, ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, në kryqëzimin e rrugëve “Aharnon” dhe “Vikela”, jo shumë larg nga nga qendra e Athinës.

Viktima, një 40 vjeçar shqiptar, po ecte me këmbë, kur iu afrua një motoçikletë me dy persona. Sipas një dëshmie, ata i rrëmbyen një çantë që kishte në dorë dhe pastaj njeri prej tyre nxorri një pistoletë dhe e shtiu disa herë, duke e plagosur në kraharor.

Menjëherë mbërritën patrulla të policisë dhe i plagosuri u dërgua në spitalin Agia Olga, ku po kurohet dhe gjendja e tij ende konsiderohet me rrezik për jetën.

Në vendngjarje u gjetën 9 gëzhoja pistolete.

Fillimisht u mendua se motivi i plagosjes ishte grabitja. Por gjatë hetimeve, policia po anon më shumë në pistën e një larjeje hesapesh midis trafikantëve të drogës në Athinë.

28 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2