Tsipras: “Është hapur rruga për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Shqipërinë”

Tribuna

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka deklaruar të shtunën në mbrëmje se është hapur rruga për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Shqipërinë.

Tsipras, ka informuar liderët politikë mbi takimin e pardjeshëm me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ka përshëndetur konsensusin e gjerë që ka gjetur nga këta liderë.

Në fokus të takimeve të zotit Tsipras ishte problemi i emrit të Maqedonisë. Por në një mesazh televiziv, kryeministri grek është ndalur së pari në marrëdhëniet me Shqipërinë.

Sa u përeket bisedimeve me Shqipërinë, i informova liderët politikë se është hapur rruga për normnalizimin e plotë dhe ngritjen në një nivel më të lartë të marrëdhënieve dypalëshe. Jemi gati për një marrëveshje strategjike Greqi-Shqipëri që do të zgjidhë gjithë problemet e rëndësishme dhe do të shpjerë në promovimin e negociatave anëtarësuese të vendit tonë fqinj në BE. Në këtë çështje duket se ka një konsensus të gjerë politik, të cilin unë nuk mund veçse ta përshëndes”, ka deklaruar kryeministri grek.

28 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2