Pjesëmarrje masive në protestën e opozitës kundër qeverisë

Zëri i Amerikës / Ilirian AGOLLI

Partia Demokratike e opozitës zhvilloi sot një tubim proteste para selisë së qeverisë, duke kërkuar një qeveri të përkohshme antimafia, e cila të garantojë votimin e lirë dhe luftën ndaj kriminalitetit.

Folësit në tubim akuzuan qeverinë për bashkëpunim me grupet kriminale të trafikut të drogës dhe bashkëpunim me strukturat nostalgjike të komunizmit, që janë bërë pjesë e qeverisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se qeveria Rama ka rënë pas një bashkëpunimi aq të ngushtë me grupet kriminale.

Zoti Basha tha se sot është dita e largimi i qeverisë së paligjshme, krijim i qeverisë antimafia, që lufton krimin, çon përpara reformën në drejtësi dhe përgatit zgjedhjet e lira e të ndershme.

“Shqipëria e Edi Ramës ngjan me shtetet e falimentuara të Afrikës dhe Azisë, trafiku i drogës drejtohet nga i pari i vendit, si Nikaragua ku fushata financohet me milionat e drogës, si Afganistani, ku vëllai i kreut të ekzekutivit është trafikanti më i madh i drogës” - tha ai.

Zoti Basha tha se banda në qeveri po realizon projektin e saj për pushtet absolut me përqëndrimin në pak duar të pushtetit politik dhe ekonomik të vendit, me eksodin e shqiptarëve, me izolimin ekonomik dhe politik të vendit.

“Shqiptarët e kanë kuptuar se drejtësia nuk është një copë letër dhe fjalë në ajër, por ndëshkim i vërtetë për peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit. Nuk ka as Europë, as drejtësi, as siguri, as punësim, as të ardhme me banditët në qeveri” - tha zoti Basha.

Ai theksoi se opozita do një qeveri të dalë nga vota e lirë, e lirë nga krimi dhe oligarkia, për të punuar dhe ndërtuar, dhe që prodhon mirëqenie për të gjithë, një shoqëri me dinjitet për të gjithë.

“Ne duam drejtësinë që ka Europa, duam lirinë dhe dinjitetin që ka Europa, duam qeverisjen e Europës, shtet të drejtë për të gjithë. Jo për t’u bërë kryeministër, por që kushdo që të jetë kryeministër, shqiptarët të jenë mirë. Unë nuk po kërkoj të marr pushtetin me manipulim dhe forcë, por unë kërkoj që njerëzit të jenë të lirë për të zgjedhur pushtetin që duan” - tha ai.

Kryetari i opozitës tha se sfida e PD-së është përballja dhe rezistenca kundër kësaj të keqe, që ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen e vendit, ka gllabëruar liritë dhe të drejtat njerëzore.

Mijëra protestues erdhën në kryeqytet nga krahinat e tjera të Shqipërisë për të marrë pjesë në këtë tubim.

Qindra forca rendi u kujdesën për mbarëvajtjen e tubimit dhe shmangien e përplajseve dhe proishjen e qetësisë publike.

27 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2