Takimi Tsipras-Zaev, ndryshon emri i aeroportit dhe autostradës së Shkupit

Tribuna

Kryeministrat e Greqisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë kanë rënë dakord të vendosin nën kujdesin e tyre negociatat për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev janë takuar për më shumë se dy orë gjatë punimeve të forumit ekonomik ndërkombëtar në Davos të Zvicrës.

“Ramë dakord për nevojën e një emri të përbërë që do të përdoret kundrejt të gjithëve dhe në këtë drejtim vendosëm të intensifikojmë dhe të marrim në patronazhin tonë negociatat që po zhvillohen në kuadër të OKB-së”, njoftoi pas takimit kryeministri grek.

Tsipras ndërkaq nënvizoi që, për të avacuar procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe integrimi europian i vendit fqinj, “duhet të gjejmë zgjidhje për gjithë çështjet e hapura”.

“Ne nuk duam thjesht të zgjidhim çështjen e emrit, por dëshirojmë t’i vendosim në themele të qëndrueshme marrëdhëniet midis dy vendeve tona”, deklaroi më tej Tsipras, duke shtuar se homologu maqedonas i tha që është i gatshëm të ndërmarrë menjëherë iniciativa të rëndësishme në këtë drejtim.

Në deklaratat e përbashkëta para gazetarëve, Zoran Zaev nënvizoi rëndësinë që ka për vendin e tij anëtarësimi në NATO dhe në BE. “Zgjidhja përfundimtare duhet të jetë e pranueshme nga të dy palët, të marrë parasysh interesat e të dy palëve, në respekt të ndjeshmërive dhe dinjitetit kombëtar të të dy popujve”, tha kryeministri maqedonas.

Zaev shtoi se “në shenjë vullneti të mirë Qeveria jonë do të ndryshojë emrin e aeroportit dhe të autostradës që do të quhet “Miqësia”, për të treguar në praktikë se jemi plotësisht të vendosur në gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen me Greqinë”, deklaroi Zaev.

Aktualisht aeroporti dhe autostrada kanë emrin Aleksandri i Madh, gjë që kundërshtohet vazhdimisht nga Greqia, si shenjë e uzurpimit të trashëgimisë helene.

25 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2