Çfarë është Forumi Ekonomik Botëror i Davosit?

ATSH- AFP

“Davos”, çfarë është? Kush është i ftuar? Për çfarë? Një përmbledhje e Forumit Ekonomik Botëror, një takim vjetor i elitës ndërkombëtare, që hapet sot.



Çfarë është Davos?

Davos është një shkurtim për të përcaktuar Forumin Ekonomik Botëror (“World Economic Forum” ose WEF në anglisht), që zhvillohet çdo vit në fund të janarit në këtë stacion luksoz skish, i strehuar në mes të Apleve zvicerane.

I ideuar në vitin 1971 nga profesori gjerman i ekonomisë, Klaus Schwab si një vend bisedimi mes sipërmarrësve evropianë dhe amerikanë, ky forum i 48-të është shndërruar në një takim të madh të elitës botërore.

Çdo vit, rreth 3 000 pjesëmarrës, pronarë të mëdhenj, përgjegjës politikë, intelektualë, mbështetës të mjedisit apo të të drejtave të njeriut, artistë, debatojnë dhe shpeshherë merren në pyetje nga kundërshtarët e tyre.

Një manifestim kundër ardhjes së presidentit amerikan, Donald Trump pritet të mbahet sot në Zyrih. Ndërsa në Davos, një manifestim, që do të zhvillohej të enjten, u anulua nga autoritetet për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Masat e sigurisë janë drakoniane. Rreth 4 000 ushtarë dhe policë zviceranë janë mobilizuar për të mbikqyrur rrethinat e qendrës së kongreseve dhe të hoteleve të ndryshme të qytetit.



Të ftuarit

Në rreth 70 krerë shtetesh dhe qeverishë të pranishme në edicionin e vitit 2018, kreyministri indian, Narendra Modi do të hapë forumin sot.

Krerë evropianë të nivelit më të lartë do të jenë në këtë takim, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrja britanike, Theresa May dhe shefi i qeverisë italiane, Paolo Gentiloni.

Afrika do të jetë e përfaqësuar kryesisht nga pasuesi i Robert Mugabe në Zimbabue, Emmerson Mnangagwa, apo nga presidenti i ri i Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC), zëvendëspresidenti afrikanojugor, Cyril Ramaphosa. Ndërsa nga Amerika Latine, do të jenë presidentët e Brazilit, Michel Temer dhe Argjentinës, Mauricio Macri.

Intelektualë si shkrimtari izraelit, Yuval Noah Harari, autor i librit të famshëm “Sapiens”, apo psikologu kanadez, Steven Pinker, do të sjellin kontributet e tyre në debat, si dhe fituesja pakistaneze e çmimit Nobel për Paqen, Malala Yousafzai.

Ndërsa ylli britanik Elton John, aktorja australiane Cate Blanchett apo aktori bollivudian, Shah Rukh Khan do të shtojnë një atmosferë më relaksuese.

Në fund, pjesëmarrja të premten e Donald Trump, i pari president amerikan që prej Bill Clinton në vitin 200, premton të jetë mbresëlënëse.



Meditime dhe koktejle

Nga seancat e meditimit në mëngjes tek koktejlet e mbrëmjes duke kaluar nga seminaret dhe projektimet, ditët janë shumë të ngarkuara.

Shumëllojshmëri temash konsensuale, ku pjesëmarrësit përqëndrohen këtë vit në “ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët në një botë të copëzuar”.

Shumë janë fokusuar në “Revolucionin e Katërt Industrial” dhe të ardhmen e punës përballë inteligjencës artificiale dhe robotizimit.

Të tjerë do të debatojnë për çështjet gjeostrategjike pas Brexit, të rreziqeve financiare, të sigurisë ushqimore apo të mobilizimit përballë epidemive.

Me një fokus të veçantë për shkak të protestave botërore të zhvilluara nga lëvizja “#MeeToo”, organizatorët kanë parashikuar shumë javë mbi barazinë burrë-grua në këtë forum ku vetëm një e pesta e të ftuarve janë të ftuara.

Gjithashtu në program është edhe lufta kundër ngrohjes klimatike me një shfaqjen e një dokumentari të ri të amerikanit Al Gore, “An Inconvenient Sequel: Truth to Power”.

24 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2