Shqiptari hidhet nga kati i 5-të i hotelit, të turbullta rrethanat e ngjarjes

Tribuna
Nga vendngjarja (Foto: Ilia POÇI)

Një shtetas shqiptar, është hedhur nga kati i pestë i një hoteli në sheshin Omonia në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.

Informacionet mbi rrethanat e ngjarjes janë kontradiktore. Disa media thonë se ai hyri me vrap në hotel dhe nuk iu bind recepsionistes që u përpoq ta ndalonte.

Në të kundërt, media të tjera thonë se ai u paraqit në hotel Cosmopolit, ku prenotoi një dhomë dhe pyeti recepsionisten se ku mund të pinte një gotë. Pastaj ai mori ashensorin që të shkonte te bari në tarracë.

Por nuk mbërriti kurrë aty. Brenda një momenti u ndodh përtokë, i plagosur rëndë.

Menjëherë në vendgjarje mbërriti policia dhe një autoambulancë e çoi në spitalin e Nikeas. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai vdiq mëngjesin e të martës.

Sipas mediave emri i tij është Emiljano Dasaj, i datëlindjes 1976.

Punonjësit e hotelit thanë për mediat se sjellja e tij ishte krejtësisht normale dhe nuk krijoi asnjë lloj dyshimi.

Fillimisht u tha se ai kishte me vete një çantë me një shumë të madhe parash. Kjo shërbeu si ngasje që media të bënte lloj-lloj skenarësh.

Por përfundimisht u konfirmua se kjo shumë nuk ishte veçse 4.000 euro.

24 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2