Optimizëm për takimin e Eurogrupit

Tribuna

Në Athinë ka optimizëm se takimi i ministrave të financave të Eurozonës (Eurogrupi) të hënën pasdite, do të finalizojë inspektimin e tretë të programit të Greqisë dhe do të hapë dritën jeshile për disbursimin e këstit të radhës të kredisë.

Përndryshe, të hënën shënohet edhe “debutimi” i kreut të ri të Eurogrupit, që është ministri i financave i Portugalisë, Mario Centeno.

Të premten, Euro Working Group (ekipi i specialistëve të eurozonës), konstatoi se shumica e kërkesave janë realizuar nga ana e qeverisë greke dhe prandaj konkludoi në finalizimin në parim të inspektimit të tretë të programit.

Nëse edhe Eurogrupi miraton finalizimin e inspektimit, atëherë do të fillojnë procedurat në një numër parlamentesh të vendeve anëtare dhe përfundimisht miratimi për t’u disbursuar brenda 15 ditëshit të parë të muajit shkurt, kësti i radhës i kredisë.

Sipas një zyrtari të eurozonës, vlera e këstit do të jetë midis 6 me 7 miliardë euro dhe do të disbursohet me më shumë se një transh. I njëjti zyrtar tha se përveç pagesës së detyrimeve të shtetit ndaj sektorit privat dhe shlyerjen e kredive, shuma do të përdoret edhe për të krijuar një fond që do të nevojitet për nevojat e vendit pas daljes nga programi i shpëtimit që parashikohet për në gusht 2018.

22 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2