Athina përshëndet nisjen e punimeve për të rënët gjatë luftës italo-greke

Tribuna
Bularat, varrezat e të rënëve grekë. Foto e vogël, deklarata e Ministrisë së jashtme greke

Sot fillon zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Greqi për ushtarët grekë të rënë në vitet 1940-1941. Ministria e jashtme greke ka përshëndetur reagimin e Shqipërisë ndaj kësaj kërkese që Athina e konsideron si “një kërkesë historikisht të drejtë” dhe si një shenjë që “dialogu me frymë konstruktive mund të shpjerë në zgjidhje të problemeve”.

Në një deklaratë të publikuar paraditen e të hënës, ministria e jashtme greke e cilëson nisjen e zhvarrimit si një “hap të rëndësishëm që përfundimisht të prehen shpirtrat e ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke të viteve 1940-1941”.

Më tej, deklarata vazhdon:

“Në negociatat e Kretës nëntorin e kaluar, u diskutua edhe problemi i varrezave për të rënët grekë. U ra dakord për hapa që po fillojnë sot të zbatohen në bazë të një grafiku konkret, kështu që kjo çështje –mbi të gjitha humanitare- të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Përshëndesim reagimin e qeverisë shqiptare ndaj kësaj kërkese historikisht të drejtë, që dëshmon se dialogu dhe bashkëpunimi në frymë konstruktive, mund të shpjerë në zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e perspektivave pozitive për marrëdhëniet midis vendeve të rajonit dhe popujve të tyre”.

“Ministria e jashtme do të vazhdojë të punojë me përgjegjshmëri dhe seriozitet për garantimin e interesave tona kombëtare, duke kultivuar rregulla të fqinjësisë së mirë dhe kushte dialogu, gjithmonë në dobi të ndërtimit të së ardhmes së përbashkët europiane që meriton rajoni ynë”, përfundon deklarata e ministrisë së jashtme greke.

22 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2